Vështirë të mbahet mend një qeveri shqiptare e këtyre 25 viteve të fundit, të cilës mos t’i kenë nisur dhimbjet e forta të kokës që në mes të mandatit të parë. Nuk mund të bëjë përjashtim nga ky rregull edhe qeveria Rama. Kjo vjen krisjet e shumta që krijohen në interesat e aleatëve që bëjnë Ekzekutivin, por më shumë nga qasja, me të cilën qeveria përballon detyrat e saj të përditshme, në një vend që është mësuar me kaos.
Ajo që spikat pozitivisht në punën e kësaj qeverie është përpjekja e dukshme për të vendosur themelet e munguara rëndë të një shteti ligjor. Konkretisht, në drejtim të zbatimit të ligjit, pasi ligjet nuk mungojnë - janë mbi 10.000 copë të tilla! Dhe ku realiteti i epokës së demokracisë nuk përputhet aspak me trajtat e një shteti ligjor. Kjo, në rastin e një evazioni skandaloz dhe gjithëpërfshirës fiskal, edhe në rastin e bujqësisë së shndërruar në një monokulturë droge, korrupsionin në çdo qelizë të institucioneve, në fenomenin e përhapur të mospagimit të energjisë elektrike, ujit të pijshëm të konsumuar, mbajtjes së hapur të armëve të zjarrit nga qytetarët, kthimin e shkollave në inkubatorë injorance, krimit të pushtetshëm, e të tjera si këto, sa të duash.
Nuk mund të thuhet se në këto dy vite, që nga shtatori 2013, gjërat nuk kanë lëvizur për mirë, me rezultate të prekshme në gati të gjitha fushat e sipërpërmendura. Problemi është se në vendin tonë ekziston rreziku që, pas një sprinti fillestar, të të merret fryma e të ndalosh për të pushuar. Dhe këtu veprojnë faktorë, sa të jashtëm, ashtu edhe të brendshëm, në kuptimin e forcave politike që përbëjnë apo jo koalicionin qeverisës, duke tërhequr mbrapsht. Problemet janë aq të shumta dhe të strukturuara mirë, saqë ato kanë ende më shumë forcë seç ka shteti.
Ato kontrollojnë ende segmente të rëndësishme të pushtetit në Shqipëri, me tentakula në Kuvend, qeveri e pushtetin vendor. Lufta kundër tyre tani ka zbritur në një “terra incognita”, duke hyrë në kulisat e Gjyqësorit të infektuar rëndë nga korrupsioni, ku deri më sot nuk ka kuturisur të endet dikush për të luftuar, duke u bërë më komplekse, më e ashpër. Në rast se koalicioni qeverisës do të degjenerojë në sherre, në këtë fazë mandati, për emra ministrash që duhen ndërruar, duke kërkuar kokat e më të suksesshmëve prej tyre, atëhere politika duhet të gjejë një tjetër koalicion, pasi po harxhohen energji dhe po humbet kohë e çmuar kot. Vendi ka të tjera përparësi, që po bllokohen dhe që nuk mund të përballohen si deri tani.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com