Kriza ekonomike, grekët nisin
të bëjnë pazar në Korçë

Kriza ekonomike, grekët nisin <br />të bëjnë pazar në Korçë
KORÇË- Kriza ekonomike që ka përfshirë së fundmi shtetin helen dhe rënia e të ardhurave ka bërë që shumë shtetas grek t’i drejtohen, për të bërë pazar, tregut të shumicës në qytetin e Korçës.

Çmimi i ulët me të cilin tregtohen produktet bujqësore, pasuar dhe nga cilësia, duket se janë dy ndër faktorët kryesorë që i nxitin fqinjët tanë të udhëtojnë drejt qytetit juglindor. Të mbërritur kryesisht nga qytetet më të afërta, si Kosturi dhe Selaniku qytetarët grekë i drejtohen tregut të shumicës në qytetin e Korçës për të blerë produktet bazë të shportës. Sipas tregtarëve dyndja më e madhe e shtetasve fqinjë është në fundjavë.

Mbërritja e shtetasve grekë në tregun e shumicës për të bërë pazar, ka ndikuar pozitivisht dhe në rritjen e nivelit të shitjeve.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?