Gjigandi i supermarketeve pati operuar me një hipermarket në qendrën tregtare City Park, por edhe pse hyri me shumë bujë në treg, ka vendosur të largohet për shkak të humbjeve.
Sivjet Mercator ka ndërmend të dalë me fitim pas humbjeve të mëparshme ndaj synon që të shesë disa degë të saj, përfshi atë në Shqipëri, për të kompensuar humbjet. Pak kohë më parë u mbyll edhe hipermarketi i Praktiker në Shqipëri, ndërkohë që qendrat tregtare po vuajnë mungesën e fuqisë blerëse.
Lajmi vjen në ditën kur kryeministri Sali Berisha, që drejton ‘ekonominë’ e dytë më të fuqishme në Evropë, i cili po mer pjesë në Forumit Strategjik të Bled-it që po zhvillohet në Slloveni, vend me të cilin Shqipëria ka shkëmbime tregtare në shifrën e plot 200 mijë eurove.
(Gre.M/Shqiptarja.com)