Kriza energjetike, Basha propozoi ‘zgjidhjen’, Paloka: Nuk bëhet as me 7 e as me 8 pika! Të rrëzohet regjimi hajduto-dallkaukësh që na ka marrë peng

 Kriza energjetike, Basha propozoi ‘zgjidhjen’, Paloka: Nuk bëhet as me 7 e as me 8 pika! Të rrëzohet regjimi hajduto-dallkaukësh që na ka marrë peng

Edi Paloka dhe Lulzim Basha

Edi Paloka ka reaguar lidhur me prezantimin e 7 pikave të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas shpalljes së krizës energjetike nga kryeministri Edi Rama.

Paloka ka theksuar se kjo situatë nuk zgjidhet as me 7-të dhe as me 8-të pika, por duke përmbysur siç e ka quajtura ai “regjimin hajduto-dallkaukesh qe ka marre peng një popull te tere”.

Demokrati është shprehur se kriza botërore nuk ka asnjë lidhje dhe si vetmi fajtor është kryeministri, pasi siç tha ai ka vendosur në krye të OSHE-së një “hajdut dallkauk”.

Ditën e djeshme me një deklaratë të papritur, kryeministri Edi Rama i është drejtuar qytetarëve shqiptarë me një mesazh duke paralajmëruar se bota aktualisht po vuan një krizë të jashtëzakonshme energjetike dhe se pasojat po fillojnë të ndihen edhe në Shqipëri.

Lidhur me këtë ka reaguar, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri 7 propozime për të përballuar krizën me sa më pak pasoja, disa prej të cilave i ka premtuar edhe gjatë fushatës.  

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive