Emergjenca energjetike, Basha: Krizë korrupsioni e keqmenaxhimi! Qëllimi i Ramës t'u bëjë presion qytetarëve për të rritur çmimin! 30% e naftës hyn kontrabandë, gati kallëzimi në SPAK

Kryeministri Edi Rama shpalli sot emergjencën për furnizimin me energji elektrike, por duket se argumentet e kreut të qeverisë mbi arsyet e kësaj krize, nuk kanë bindur kreun e PD-së, Lulzim Bashën, për të cilin shkak i kësaj situate janë keqmenaxhimi dhe korrupsioni. Në një konferencë për shtyp, Basha tha se Rama po përpiqet që të mashtrojë qytetarët duke thënë se rritja është e pashmangshme, në mënyrë që t'u bëjë atyre presion që të rritet çmimi. Basha ka akuzuar Ramën se qeveria po blen energjinë elektrike me çmim 10 herë më shtrenjtë se sa çmimi në bursë.

‘Qëllimi i vërtetë është krijimi i kushteve të presionit për planifilimet pët të rritur çmimet. Sot spërdridhej para gazetarëvë si avokat i klientëve me të cilët po ndan pasuritë e vendeve. U përpoq ta krahasonte situatën me vende të tjera, por nuk ka asnjë paralelizëm mes asaj që po ndodh ne Europë dhe në vende të tjera me Shqipërinë. Ai do të justifikojë çmimin e energjisë këtu, një nga vendet më të varfëra të Europës, është një teatër i pështirë mashtrimi, po ju gënjen juve për të bërë që rritja të duket sikur qenka e pashmangshme, në fakt kjo nuk është kështu. Kjo nuk është një krizë energjetike, është një krizë korrupsioni dhe keqmenaxhimi. OSHEE dhe KESH janë ndërmarrje të zhytura në korrupsion dhe klientelizëm.’- tha Basha.

Kreu i PD-së tha gjatë konferencës me gazetarët, se çmimi i karburanteve nuk është i lartë për shkak të ndikimit nga tregjet botërore, por për shkak të taksës Rama. Basha u shpreh se rreth 30 për qind e karburantit hyn kontrabandë në Shqipëri, ndërsa për këtë, që dje ka nisur hartimi i një kallëzimi që do të dërgohet në SPAK.

Basha ju përgjigj edhe komentit të kryeministrit Edi Rama, për planin ekonomik të PD-së, të cili e krahasoi me një propozim në kohën e Sudes. Kryedemokrati tha se e vetmja Sude sot është Rama, i cili u merr paratë qyetarëve dhe nuk ua kthen.

Duke u ndalur tek protestat e thirrura nga qytetarët, për rritjen e çmimeve, Basha tha se ajo u thirr nga qytetarët dhe, se demokratët ishin të pranishëm në protestë, por jo si politikanë, duke shtuar se ata nuk duan të politizojnë një kauzë të tillë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:35
Protesta për rritjen e çmimeve, Basha: PD nuk fshihet kur thërret tubime, e patë që ambasada korrigjoi njoftimin

 

Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se ata nuk fshihen kur thërrasin protesta, duke i kthyer përgjigje akuzave se protesta në Tiranë për rritjen çmimeve, u organizua prej tyre. Basha përmendi edhe korrigjimin e ambasadës amerikane, që fillimisht e cilësoi si tubim të PD. Ai theksoi se demokratët kane qenë të pranishëm në protestë, por jo si politikanë, duke shtuar se ata nuk duan të politizojnë një kauzë të tillë.

"Keni parë edhe korrigjimin e bërë në njoftimin e një ambasade. Ne kemi qenë të pranishëm, por jo si politikanë. Kur ne thërrasim protesta nuk fshihemi, kemi thirrur e do thërrasim protestat më të mëdha që ka parë ky vend, por nuk duam të biem në kurthin që politizon çdo gjë. Ky është një problem kombëtarë. Por që do të jemi aty, do i inkurajojmë e mbështesim, mos kini dyshim", tha Basha.

Ora 14:24
Basha: 30% e karburantit hyn kontrabandë në Shqipëri, do bëjmë kallëzim në SPAK

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, tha gjatë një konference për mediat se 30% e karburantit në vend hyn kontrabandë në Shqipëri. Basha tha se për këtë PD, po përgatit një kallëzim penal në SPAK.

‘30% e karburantit hyn kontrabandë në Shqipëri! Të gjithë e dinë se është fakt. Qindra milionë eruro që nuk hyjnë në arkën e shtetit. Ku shkojnë këto para, sepse nuk shkojnë as për rroga, as për pension. Që nga dje PD ka nisur hartimin e një kallëzimi penal që do ta depozitojë në SPAK me shpresën dhe urimin që mos të përfundojë në dhomën e pluhrave.’- tha Basha.

Ora 14:15
I hodhi poshtë planin me 7 pika, Basha i përgjigjet Ramës: Sot Sudja është kryeministri, ka qethur flokët dhe ka lënë mjekër! U merr lekët qytetarëve e s’ua kthen

Lulzim Basha, i është përgjigjur komentit të kryeministrit Edi Rama, i cili planin e PD-së për daljen e vendit nga kriza e cilësoi si propozime në kohën Sudes dhe firmave piramidale. Basha tha se vetmja Sude sot është Rama, pasi sipas tij u merr lekët qytetarëve dhe nuk ua kthen.

‘Sudja është ajo që merrte lekët njerëzve? Kështu dhe i mbante për vete! Sudja ishte një person që i merrte lekët njerëzve dhe i merrte për vete. Sudja ka prerë flokët, ka lënë mjekër dhe quhet Edi Rama. Këtë bënte dhe Sudja, këtë bente dhe Vehbiu, këtë ben sot Edi Rama. U merr lekët qytetarëve dhe s’ua kthen. Ky kapet pas karriges së kryeministrit, ajo ishte një hajdute ordinere, ky është kryeministri i vendit. Çfarë nuk ka bërë që të rri në atë karrige, dashni me personat e listës së zezë, masakër zgjedhore. Kujt i bie të jetë Sudja sot, është Edi Rama.’- tha Basha

Ora 14:12
Tabaku: Rritja ekonomike me 17.8% jo reale! Abuzimi me çmimet në tregje kanë krijuar situatë të paprecedentë

Për deputeten e PD-së-së, Jorida Tabakun, rritja ekonomike prej 17.8% e deklaruar nga qeveria është jo reale dhe e pabazuar në treg. Sipas Tabakut, 90% e familjeve shqiptare kanë të ardhura më pak se mesatarja dhe shpenzojnë më pak se mesatarja për ushqim. Ajo theksoi se korrupsioni në institucionet që duhet të ruajnë tregun, ka shkaktuar një rritje të paprecedentë të çmimeve në tregje.

"Banka e Shqipërisë prezanton një situatë negative në rënie të bizneseve dh e kjo është situata reale në terren. Pse nuk ka rritje ekonomike në Shqipëri. Kjo lidhet vetëm me dy elementë, prodhimi në bujqësi është në rënie, punësimi në bujqësi është në rënie, e gjithë pjesa tjetër e ekonomisë varet vetëm nga sektori i ndërtimi. Ja pse shqiptarë nuk po ndjejnë asnjë përfitim nga rritjen ekonomike të shifrave të punuara në zyrën e kryeministrit. Sot 51.7% të ardhurave të një familje shpenzohen për ushqim dhe energjinë elektrike. 90% e familjeve shqiptare kanë të ardhura më pak se mesatarja dhe shpenzojnë më pak se mesatarja për ushqim. Qeveria është e korruptuar, institucionet që duhet të ruajnë tregun janë të korruptuara, ndryshe sot do kishim situatë tjetër. Nuk mund të ketë rritje çmimesh në bursë dhe të ndikojnë të nesërmen në Shqipëri. Kemi një rritje ekonomike jo reale, e pa bazuar në treg që nuk reflektohet te të ardhurat e familjeve, abuzimi me çmimet në tregje kanë krijuar një situatë të paprecedentë që nuk po ndodh në gjithë botën", tha Tabaku.

Ora 14:02
Nënkryetari i PD-së flet me shifra: Në Shqipëri nuk mund të flitet për krizë energjetike, KESH deri në shtator ka tejkaluar disa herë prodhimin

Nënkryetari i Partisë Demokratike Alfred Rrushaj tha se në Shqipëri nuk mund të flitet për krizë energjetike, pasi sipas tij KESH ka tejkaluar disa herë prodhimin, duke e krahasuar të dhënat me ato të vitit të kaluar.

“Dua ta nis duke thënë se ky vit mund të jetë çfarë do, por në Shqipëri nuk mund të flitet për krizë energjetike. Duket qartë se jemi në vit të mirë energjetike. Pra deri në shtator KESH ka tejkaluar disa herë prodhimin që ka bërë duke e krahasuar në vitin 2020. Gjatë gjithë vitit konsumohen 4.6 mld. Nëse KESH do të furnizonte të plotë kërkesën që ka konsumatori shqiptar, çmimi do të ishte 12 euro për megavat-orë. Është 21 herë më e lartë se sa çmimi është verifikuar para disa vitesh. Për periudhë shtator-dhjetor, kompanive do iu duket të paguajnë 150 mln euro. Sikur ta kishin marrë nga KESH, fatura do ishte 8 mln euro. Në çdo rast është faturë që paguhet nga qytetarët shqiptarë. Çfarë ka tjetër që ne themi se është keqmenazhim. S’ka të bëjë kriza në Kinë apo në ndonjë vend tjetër. Nëse për një moment të caktuar do të besonim atë çka thotë Rama, që nuk kishim asnjë mundësi dhe do ta shisnim atë 1.3 kilovat-orë, OSHEE a nuk duhet që ta blinte në prill apo maj, kur çmimi është më i lirë! Sot mund të jetë 220-230 në bursë çmimi. Këto janë disa shifra që flasin vetë që tregojnë abuzimin që është bërë në kompanitë publike. Aty ka një konkurrencë të fortë me njëri-tjetrin se kush gjeneron më shumë lekë. Është e paarsyeshme kjo lloj situate që ka ardhur nga keqmenaxhimi.”, tha Rushaj.

Ora 13:55
Basha: Taksat e qytetarëve i çojnë në parajsa fiskale, vetëm ryshfeti u kushton shqiptarëve 500 milionë euro në vit

Kryetari i PD-së Lulzim Basha gjatë fjalës së tij, tha se vetë ryshfeti u kushton shqiptarëve 500 milionë euro në vit. Basha tha se Rama refuzon planin e tij me 7 pika, pasi ka një plan për të vjedhur. Basha tha më tej se taksat e qytetarëve i çojnë në parajsa fiskale.

‘Taksat e qytetarëve i çojnë në parajsa fiskale. Vetëm ryshfeti i kushton shqiptarëve 500 milionë euro në vit. Korrupsioni 3 herë me i lartë se në 2103. Do ta përdorë këtë fatkeqësi për të mbushur gropat në buxhet me PPP-të. Ai do të vazhdojë e do të përpiqet që të fshehë të vërtetën. Ai është përgjegjësi i vetëm i gjendjes ekonomike të Shqipërisë. Nëse ai kreu masakrën zgjedhore me iluzionin se kështu do të mund t’i ikte krizës energjetike është detyra e jona, që të qendrojmë përballë kësaj fatkeqësie kombëtare, që quhet qeveria e Edi Ramës. Refuzon planin tonë racional, pasi ai ka planin e tij për të vjedhur dhe për të varfëruar Shqipërinë dhe shqiptarët. Jemi në Kuvend për këtë betejë, dhe do i kthejmë vendin legjitimitetin dhe demokracinë.’- tha Basha.

 

Ora 13:48
Kriza energjetike, Basha: Rama po e blenë energjinë me çmim 10 mln euro më shtrenjtë se ai në bursë! Në verë e shiti për 2 lekë

 

Kryedemokrati Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama s epo blenë energjinë elektrike me çmim 10 herë më shtrenjtë se sa çmimi në bursë. Në një deklaratë për mediat, Basha tha se për të njëjtën sasi energjie duhej të paguheshin 29 mln euro, por në fakt, sipas tij, janë paguar 39 mln euro. Ai po ashtu thekson se vendi nuk do të ndodhej në këtë situata të krizës së energjisë, nëse ajo nuk do të ishte shitur "për dy lekë" në verë.

"Mjaftojnë raportimet e fundit në media për t'i çjerrë maskën me 3 tendera të tregu të lirë ku çmimi blerjes së energjisë është shumë i lartë se çmimi i bursës. Për të tre këta tendera diferenca është afro 10 mln euro. Nuk ka thatësirë, por bollëk për Edi Ramën dhe hajdutët e OSHE e KESH prej 10 mln euro të pajustifikuara mes çmimit të tregut dhe se sa e blejnë këta energjinë. Për të njëjtën sasi do paguheshin 29 mln euro, janë paguar 39 mln. Nuk duhej blerë ajo energji me këtë çmimin në këtë kohë nëse nuk do ishte shitur për dy lekë në verë energjia e kaskadës shqiptare. Pyetja që vjen është: ku shkojnë këto para? Përvoja 8 vjeçare na ka treguar se shkojnë në xhepat e zyrtarëve nga më të ulëtit te lart e më lart të një shteti që sipas raporteve të BE e SBA konsiderohet më i korruptuari në Rajon e Europë. Rama e ka zgjedhur me vetëdije këtë rrugë dhe pasojat janë se ju varfëroheni dhe një grusht personash pasurohen në mënyrë marramendëse. Një qeveri normale do kishte në qendër interesin e njerëzve, por ky pushtet ka zgjedhur interesin e këtij grushti njerëzish e të cilët ndan pushtetin politik dhe paratë e vjedhura", tha Basha.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 08/10/2021 13:54

    Kjo eshte paralajmeruar krize e madhe nderombetare.Mos u beni ziliqar naiv e primitive delirant e hipokrit,keshtu sic po mesyeni te jeni deri tash.

    Përgjigju
  • Oll: 08/10/2021 13:12

    Nga do vijne leket per te paguar gjyqet e humbura te Rames dhe pozicionimit putanesk te ciftit basho-berishian?

    Përgjigju
  • emigranti: 08/10/2021 12:19

    O karabush çmimi energjise eshte ngritur ne tere europen, apo edhe ketej na ka bere presion Edi Rama? Opozita eshte mire te thote nganjehere te verteten kur flet jo vetem genjeshtra.

    Përgjigju
    • Km ekspert krizash: 08/10/2021 14:41

      Po evropa shumicen e energjise e merr nga gazi, qe normal eshte rritur per shume arsye. Ne Shqiperi energjia prodhohet nga uji jo gazi kshuqe teorikisht dhe praktikisht nuk duhet te ndikohet nga luhatjet e jashtme aq sa te jemi ne krize dhe te duhet rritje cmimi. Gjithe puna eshte menaxhimi. Nese ti ke biznes dhe shet 1 produkt me 1 lek dhe blen 1 produkt tjeter me 15 leke normal do dalesh perhere humbje dhe do jesh ne krize. Pra ti si shtet perhere prodhon se ke ujin, dhe po e shite shtrenjte kur duhet dhe e blen lire se e di qe do vije kriza atehere ia del ta perballosh. Po bere te kunderten do dalesh si i cmendur e do bertasesh kriza kriza. Pastaj, 4 vjet ngelen fabrikat per instalimin e fotovoltaikut me shpenzimet e veta, askush nuk merret nga qeveria, pse? Mos ka leverdi te japi licenca hecesh per interesat e veta? Ka shume faktor kundra ne kete rast.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit