Kriza energjetike, Berisha: Rezervat ujore sigurojnë 100% të konsumit, shqiptarët viktimë e bixhozit që qeveria loz me energjinë

Kriza energjetike, Berisha: Rezervat ujore sigurojnë 100% të konsumit, shqiptarët viktimë e bixhozit që qeveria loz me energjinë

TIRANË- Sali Berisha në një takim me Frontin e Shpëtimit Kombëtar ka hedhur sërish akuza kundrejt qeverisë, teksa ka nënvizuar se po luan me energjinë, ndrësa shqiptarët janë viktima të një bixhozi të tmerrshëm. Sipas Berishës, rezervat ujore, kanë siguruar 100% të konsumit të energjisë, po shqiptarët janë viktima të një bixhozi të tmerrshëm që qeveria loz me energjinë.

‘Ju shikoni energjinë, se si ajo përdoret si një shpatë demokleu, se si përdoret si një kamxhik dhe ndëshkim për shqiptarët dhe bizneset shqiptare, në një kohë kur për hir të së vërtetës, rezervat ujore kanë siguruar 100% të konsumit të energjisë.

Vitin e kaluar prodhimi i energjisë ka qenë 2 terravat më i lartë se konsumi dhe humbjet. Kjo nuk ka rëndësi, shqiptarët nuk përfitojnë nga kjo pasuri e madhe, sepse shqiptarët janë viktimë e një bixhozi të tmerrshëm që qeveria loz me energjinë. Energjinë që prodhohet e shesin agjentëve të tyre me ¼ e çmimit që shitet në bursë dhe pastaj kjo rieksportohet me një çmim 4 herë më të lartë dhe ndahet me qeveritarët.

Njerëzit nuk e ndjenjë, por vjedhjet që bëhen me energjinë janë të paimagjinueshme. Platforma që përdoret për ofertat në energji është tërësisht e pacertefikuar e bërë nga blerësit e energjisë. Hapin tenderin për 3 orë, ku shpenzojnë 400 milionë e jo më pak dhe e mbyllin sipas pazarit që është bërë më para.

Në 9 vite nuk është shtuar një megavat prodhim energjie nga era, janë shtuar maksimumi 5-10 megavat nga panelet solarë, por edhe ndaj tyre qeveria sillet me një banditizëm të pashembullt, ua merr në verë dhe nuk u jep asnjë qindarkë. Biznesi i vogël është paguan çmimet më të lart për energjinë në Europë. Një taksë tjetër e pret në janar.’- tha Berisha.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drejtesia popullore: 08/11/2022 18:26

    Duhet ta mbyllesh halene qe ke. Vetem ti nuk duhet te flasesh se nuk merr vesh nga struktura e energjise (prodhimi) dhe je ai qe e shkaterrove ate qe kish mbetur dhe me mundime u ribalancua prodhimi. Kete po ta thote nje qe ka lene jeten ne ato vepra si ne projektim e ne ndertim. Po nuk pati nje TEC Shqiperia me rreth minimumi 250 MW fuqi te instaluar te punoje me gaz, keshtu do vuash, o disinformator, genjeshtar, intrigant. More vesh. Nuk merr vesh nga keto gjera ti, leri inxhinieret se me shume diskretitohesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë