Fasha 800 kilovat/ ERE pezullon rritjen e çmimit të energjisë: Për nëntorin do të rishohim situatën! Tabaku: Vendimi të revokohet, rritja nuk justifikohet

TIRANË- Çmimi i energjisë elektrike për muajin tetor nuk do të ndryshojë, ndërsa përgjatë këtij muaji do të do të rishikohet situata dhe do të vendoset nëse çmimi 42 kilovat do të aplikohet gjatë muajit nëntor për të gjithë konsumatorët që kalojnë fashën 800 kilovat. Kjo u bë e ditur në mbledhjen e bordit të Entit Rregullator të Energjisë. Gjatë fjalës së tij kreu i Bordit Petrit Ahmeti, tha se çmimi i KESH për OSHEE nuk do të ndryshojë.

“Çmimi i KESH për OSHEE nuk do të ndryshojë. Çmimi i energjisë do vijojë të jetë i pandryshuar. ERE ka marrë vendimin mbi legjislacionin”, tha kreu i bordit Petrit Ahmeti.

Kundër vendimit u shpreh deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, e cila kërkoi revokim të vendimit. Sipas Tabakut, qeveri apo nëpërkëmb kompetencat e Bordit.

‘Bordi nuk i dëgjoi propozimet e mia ku ju kërkova që të mos rritej çmimi i energjisë. Kam kërkuar revokimin e vendimit. Nuk ka asnjë argument që të rritet çmimi i energjisë. Nuk ka asnjë argument që të na ketë treguar ne qeveria. U kam kërkuar që të ruani funksionin kushtetues. U ndjeva keq kur ministrja doli dhe nëpërkëmbi kompetencat që u jep ju ligji. Qeveria nuk mund të thotë dot se hyn në fuqi vendimi i ERE. Nuk e justifikon as nga pikëpamja ekonomike. Ky Bord duhet të tregojë kompetencat ligjore. Nuk mundet qeveria t’u uzurpojë vendimet tuaja. Duhet të merrni vendime që lidhen me interesin publik.'- u shpreh Tabaku.

Elemente pozitivë ndikuan në skemën e parashikuar nga qeveria për përballimin e krizës gjë ndikoi në shtyrjen e taksimit të fashës 800 kilovat. Rama tha se rënia e temperaturave të nxehta që uli edhe kërkesën nga 17 mijë në 11 mijë kilovat, ndërgjegjësimi i qytetarëve për të kursyer si dhe përmirësimi i nivelit në Fierzë kanë qenë elementët që kanë ndikuar në vendimin e qeverisë për fashën 800 kwh.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Korenti: 08/10/2022 08:56

    Hahahahahaaaaa na dhjete se qeshuri o Ere. O ca gallate, aty rrini te mbledhur se si dihet, thote Rama qe te filloje neser dhe duhet qe te firmosni letrat prape…qyfyre ma dhe me kte shtet Kim Jongu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Nesti, Aleksi dhe të tjerët…

Ardit Rada: Nesti, Aleksi dhe të tjerët…