Kriza energjetike, ERE përcakton çmimet për energjinë elektrike! Qeveria: Ende s’ka vendim nëse hyn në fuqi më 1 nëntor, presim përmirësim të situatës

Ende nuk ka një vendim nëse duke filluar nga data 1 nëntor do të hyjë në fuqi apo jo fasha 800 kWH për ccmimin e energjisë për konsumatorët familjarë. Edhe pse ERE njoftoi sot se rikonfirmoi çmimet për fashën nën dhe mbi 800 kWH, Qeveria bëri me dije se aplikimi i këtyre çmimeve do të varet nga shifrat e javës së parë të nëntorit. 

Në mëngjes ERE njoftoi se ka pranuar kërkesën e Shërbimit Universal FSHU, që furnizon konsumtarorët familjarë me energji elektrike, për përcaktimin e çmimeve. 

"Dhe në varësi të kostove të importit për të përballuar nevojat me energji elektrike të vendit, çmimi mund të rishikohet në çdo moment bazuar në kërkesën FSHU, vendimet e Asamblesë së KESH, si dhe vlerësimet e ERE-s, nëpërmjet të cilave do të vlerësohen ndryshimet në çmimin e shitjes se energjisë elektrike për konsumatorët fundorë të shërbimit universal”, thuhet në një njoftim zyrtar të  ERE.

Por në një deklaratë nga Dibra ministrja Balluku bëri me dije se është Qeveria ajo që e vendos nëse çmimi do të hyjë në fuqi në 1 nëntor, dhe për këtë do të shikohen shifrat.  

"Shohim në media lajmin se se u vendos rritja e çmimit të energjisë. ERE miraton çmimet, aplikimi nëse do të rritet apo jo i përket qeverisë. Ne dhe për muajin e ardhshëm do të vendosim në bazë të shifrave. Kemi vënë re që shqiptarët kanë filluar kursimin. Në javën e parë të nëntorit presim reshje në zonën e kaskadës së Drinit. Kjo do të sillte që Qeveria të mos e aplikojë as për muajin nëntor fazën e rritjes së çmimit. Por ne do ta vazhdojmë ta mbrojmë konsumatorin", tha ndër të tjera Balluku. 

Nëse do të vendoset çmimi i ri familjarët që kalojnë fashën 800 kilovat do të paguanin 42 lekë kilovatin. Ndërkohë, çmimi për kilovat nën fashën 800 kw do të vijojë të jetë 9.5 lekë kilovati. Nga kjo masë e marrë për kursimin e energjisë nuk do të preket biznesi i vogël, i cili do të vijojë ta paguajë energjinë me çmimin aktual 9.5 lekë kilovat, fasha mbrojtëse. 

Faturimi i energjisë elektrike me fasha do të aplikohej në nisje të muajit tetor, por kryeministri Edi Rama lajmëroi shtyrjen e këtij vendimi, duke qenë se në tetor u konsumua 5% më pak energji se vjet. Po ashtu, kreu i qeverisë ka paralajmëruar se së shpejti do të aplikohet një taksë e jashtëzakonshme për hidrocentralet private, që nuk ia shesin energjinë KESH-it, por e shesin në tregun ndërkombëtar, me çmime gjashtë deri shtatë herë më të larta, nga sa e shisnin deri në gusht 2021.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:44
Rama: ERE nuk vendos fashën, por e vendos shteti

 

Nga Bulqiza, kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër sqarim për vendosjen e fashës 800 KwH duke thënë se nuk e bën ERE, por ata që e kanë në administrim ku futet edhe shtetit. Rama sqaron se ERE vendos çmimin e ri që sot ka dalë 44 lekë. Nëse vihet në zbatim aplikimi i fashës, çdo kilovat që i kalon 800 KËH do paguhet me 44 lekë.

“ERE nuk vendos fashë, por kush e ka në administrim. Në administrim e ka shteti, e ka qeveria fjalën e vet dhe këtë nuk e vendos ERE. Ata vendosin vetëm sa është çmimi. Paguan 9.5 lekë, sot ka dalë çmimi i ri 44 lekë. Ne detyrohemi të dalim në import se e kemi shpjeguar 1 milionë herë se Shqipëria nuk i ka të gjitha burimet që i duhen për nevojat e veta. Shqipëria mund të plotësojë 75% të nevojave. Atje në treg, çmimi është çmend fare, por s’jua kemi sjellë askujt nëpër shtëpi. Me të çmendurit merremi ne, me çmimin që ishte para krizës e keni ju. Të gjithë diferencën do vijojë ta paguajë shtetit. Fasha 800 KËH do vendosej në tetor, por s’u vendos”, tha Rama.

Ora 12:52
Fasha 800 kWh hyn në fuqi më 1 nëntor? Qeveria: Ende s’ka vendim! Aplikimin e fashës e vendosim ne, presim shifrat

 

Ende nuk është vendosur nëse fasha 800 kWh do të hyjë në fuqi më 1 nëntor.  Kjo pasi do të jetë qeveria ajo që do të vendosë nëse do të aplikohet në muajin nëntor çmimi i ri mbi fashën. Lajmin e dha në Dibër, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku.

“E kemi thëne dhe përsëritur pavarësisht disinformimit. Para pak doli çmimi i ri i ERE dhe thonë u vendos rritja e çmimit të energjisë. ERE miraton çmimet, aplikimi nëse do të rritet apo jo i përket qeverisë. Kështu që si ndodhi ne shtator dhe ne tetor jemi duke pritur te dhënat sa i përket konsumit i cili ka ndryshuar, është ulur.

Shqiptaret janë sensibilizuar e kanw konsumuar 5% e pak se ne tetorin e vitit te kaluar. Në javën e parë të nëntorit presim reshje në zonën e kaskadës së Drinit. Kjo do të sillte që Qeveria të mos e aplikojë as për muajin nëntor fashën 800. Fasha 800 nuk eshte rritje çmimi, por është përfundimi i mburojes per te gjithë shqiptaret. Ne mbulojmë 1 milionë e 90 mije abonentë familjare me një mburoje sociale energjetike që ka nisur nga muaji shtator i 2021. Nëntori do jete muaji i 14 që qeveria kompenson çdo abonent familjare. Energjia nuk ka ndryshuar është 9.5 leke ashtu si dhe kur megavat ore shitej me 32 lekë, ndërkohe që sot shitet mesatarisht me 390 euro, apo arrijnë deri ne 1040 euro. Por ne do ta vazhdojmë ta mbrojmë konsumatorin.

Por askush nga qytetarët nuk e ka ndjerë krizën se qeveria i ka mbrojtur fasha 800 ka të bëjë vetëm me ata konsumatorëe që kanë konsum më të lartë. Mbi 800 kwh janë ata familje që duan një pishinë, jo kondicionerin tradicionalë ndaj qeveria nuk mund të mbrojë konsumin e luksit. Megjithatë ERE sot ka nxjerrë një çmim nëse fasha do vendoset gjatë nëntorit, por nëse fasha do vendoset ne do analizojmë bazuar në konsumin e përgjithshëm, bazuar në fuqinë prodhuese të kaskadës së Drinit, e në çmimet e tregut të importit”, tha Balluku.

Ora 12:24
Çmimi i ri i energjisë, Rama me gratë në  Bulqizë: Të vendosur të mbrojmë çdo familje nga kriza e luftës

 

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një bashkëbisedim në Bulqizë në praninë e dhjetar vajzave dhe grave, i cili është ndalur për të diskutuar për sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë. Në këtë takim ai foli edhe për implementimin e fashës 800 KW për energjinë elektrike.

“Ne kemi vendosur një mburojë financiare që gjithë diferencën e paguan shteti, për familjet dhe biznesin e vogël. Pashë sot që ERE kishte nxjerrë çmimin e ri, por ne do vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë qoftë për familjarët qoftë për çdo biznes të vogël sepse kështu bëjmë edhe tjetrën, mbajmë inflacionin më ulët se vendet e tjera të rajonit pavarësisht se çmimet janë rritur”, tha Rama.

Rama tha se fshati nuk është çfarë njerëzit shohin në televizor, por shumë më shumë, dhe u ka kërkuar fermerëve dhe blegtorëve të bashkëpunojnë në mënyrë që të shesin prodhimin e tyre dhe t’i rrisin vlerën njëkohësisht.

Ai tha se shteti do të paguajë sigurimet për gratë të cilat kanë 3 fëmijë të cilave do u jepet mbështetje dhe dyfishim financiar dhe se do të mbrojnë familjarët dhe bizneset e vogla, por bizneset e mëdha nuk duhet t’i shmangen taksave për shkak të rritjes së çmimit.

Rama tha se në Bulqizë ka shumë godina të vjetra dhe ato mund të kthehen në bujtina. Ai gjithashtu u shpreh se kryebashkiaku Lefter Alla është ndër të paktët kryetar bashkie që ka kuptuar reformën territoriale, por edhe raportin mes bashkisë dhe fshatit.

“Kryetari i bashkisë meriton të përgëzohet se është ndër të paktët kryetar bashkie, që ka kuptuar se jo vetëm me reformën territoriale bashkia është i gjithë territori brenda perimetrit të saj, por edhe bashkia në raport me fshatin nuk është një autoritet që merret me rrugë, ujësjellës dhe kanalizime, por duhet të futet me thellë për bashkëpunimin, grumbullimin dhe shitjen e prodhimit”, tha Rama.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 28/10/2022 13:10

    Me kete grabitje, nuk e ka te gjate qendrimin ne pushtet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!