Kriza energjetike, gjermanët drejt Spanjës për të kursyer energji? Pritet të rriten prenotimet për udhëtime

Kriza energjetike, gjermanët drejt Spanjës për të kursyer energji? Pritet të rriten prenotimet për udhëtime

Foto ilustruese

Carlos Bernat po e vuan në mënyrë të shumëfishtë krizën aktuale të energjisë. Spanjolli 57 vjeçar punon për një furnizues gjerman automobilësh, ka familjen në Gjermani dhe si menaxher i logjistikës i njeh pasojat e konfliktit me Rusinë në ekonominë gjermane. Por edhe në vendin e tij po propagandohen skenarë horrori për muajt e ardhshëm.

Madridasi i ka ulur kostot e veta të energjisë duke vendosur një panel të ri diellor mbi çatinë e shtëpisë së tij: "Të shohim njëherë, se çfarë do të na sjellë dimri." Propozimi që u bën ai gjemanëve, të cilët sipas tij do të preken më keq e në vendin e tyre nuk ka 3000 orë diell në vit, është: "Kush ka mundësi duhet ta kalojë dimrin sivjet në Jug."

Nuk dihet, nëse do të ketë rritje të prenotimeve për udhëtime

Preferenca e gjermanëve për një banesë të dytë në Spanjë është e njohur. Sipas të dhënave të regjistrit spanjoll të pronësisë (Colegio de Registradores de la Propiedad) vitin e kaluar gjermanët kanë qenë investitorët kryesorë në sektorin e pasurive të patundshme, kryesisht në ishujt Baleare, Kanare dhe në rajonin autonom të Valencias. "Ne nuk duhet të vazhdojmë ta financojmë indirekt luftën në Ukrainë përmes ngrohjes sonë me gaz," mendon Bernat.

Por Bernat nuk është i vetmi, që ka këtë ide. Javët e fundit p.sh. nisën një sërë fushatash ndërkombëtare marketingu që nga ishujt Kanare deri në Costa del Sol për joshjen e pushuesve të përhershëm nga Europa veriore. Si edhe me shumë nisma të tjera spanjollët përpiqen të përfitojnë ekonomikisht nga situata e vështirë e gjermanëve.

Pas një vere rekord hotelet, ofruesit e shtëpive të pushimeve dhe restorantet tani po përpiqen të sigurijnë edhe një dimër rekord. Por është e pasigurtë, nëse në kontesktin e mungesës së gazit gjerman do të ketë rritje të prenotimeve për udhëtime. Megjithatë kompania më e madhe turistike gjermane TUI dhe shoqëria ajrore Lufthansa në parashikimet e tyre për këtë vit njoftojnë për një kërkesë të pazakontë të madhe për muajt e ardhshëm të dimrit.

Një sondazh i shpejtë i Institutit për Studimet e Tregut YouGov i realizuar me mandatin nga koncerni turisitik Tui Deutschland, rezultoi, se rreth tre të katërtat e 2100 gjermanëve të anketuar duan të udhëtojnë këtë dimër, e ishujt e Kanareve zenë vendin e parë. Edhe shoqëria ajrore Ryanair parashikon rekorde në tregun spanjoll për vitin aktual në periudhën prill 2022 deri në mars 2023: "Ne llogarisim me 50 milionë pasagjerë, përpara pandemisë kemi pasur 44 milionë", thotë CEO Eddie Wilson. Për këtë dimër janë në plan 52 denstinacione të reja për në Spanjë.

Të tilla lajme preferon të dërgojë Bernat në rrethin e familjes, edhe artikullin, që bën fjalë se pensionistët gjermanë do të marrin një mbështetje 300 euro nga shteti gjerman: "Ata duhet t‘i investojnë në Spanjë këto para, kjo do të ishte shenjë solidariteti nga të dyja palët," mendon ai. Shoqata Turisitike e Kanareve, Asociación Canaria de Alquiler Vacacional (Ascav) e sheh vërtetë në një kontekst ndihmën dhe rritjen me 20 përqind të  rezervimeve afatgjata.

Oferta speciale

Epiqendra e britanikëve Benidorm iu bashkua nismës për dimërimin në jug dhe zhvilloi një program të vetin me oferta speciale për pushuesit afatgjatë nga mosha 50 vjeç e lart. Shoqata e turizmit Hosbec deklaroi, se për herë të parë 80 përqind e shtëpive do të jenë të hapura në dimër. Përmes reklamës ndërkombëtare qyteti do të tërheqë kryesisht britanikët dhe belgët dejt brigjeve jugore.

"Ne duhet ta ndihmojmë njeri-tjetrin në Europë", thotë Bernat, të cilit për firmën e tij i duhet të udhëtojë në mbarë vendin. Ai parashikon, që një qendrim në Kanare, në Benidorm ose në Alicante në një shtëpi të vogël pushimi mund të kushtojë 100 euro në muaj. Realisht shuma megjithatë duke përfshirë edhe fluturimin dhe eventualisht kostot minimale të ngrohjes në Gjermani për familjet mund të jetë më shumë se dyfishi.

Por pavarësisht kësaj, kryetarja e  shoqatës së agjencive të pavarura turisitike në Gjermani, Marija Linnhoff, e konsideron joshëse këtë ide. Por ishujt Baleare të reklamuara prej saj nuk janë fort të përshtatshme për dimërim, sepse atje në dimër bën ftohtë.

Spanja ndërkohë importon po ashtu gaz nga Rusia

Dimërimi në Spanjë për paqen në Ukrainë ka dy pengesa të mëdha: Jo çdo punëdhënës u lejon të punësuarve, që të punojnë tre apo katër muaj jashtë Gjermanisë. Përveç kësaj Spanja ndërkohë importon edhe vet gaz nga Rusia.

Sipas të dhënave të menaxhuesit të rrjetit spanjoll të gazit Enagás që nga janari importi është rritur në vend me gati 16 përqind, ndërsa importi i gazit nga Algjeria është ulur me 42 përqind. Ndonëse temperaturat mesatare në jug të Spanjës janë midis 10 dhe 25 gradë, kush nuk do të mbërdhijë natën, duhet të ngrohë të paktën për disa orë mjedisin e banimit.

Partia e majtë spanjolle Podemos e konsideron idenë e nomadëve digjital ashtu si edhe shumë shoata të mbrojtjes së mjedisit si jo ekologjike për shkak të rritjes së fluturimeve ajrore turisitke. Sidoqoftë Instituti gjerman për Studimet e Turizimit parashikon, që për shkak të ndryshimit të klimës do të ketë edhe spostim të pushimeve.

Për shkak të valës së të nxehtit pothuajse askush nuk do të preferojë ta kalojë verën në Spanjë. Më shumë do të preferohet pranvera, vjeshta ose dimri. "Kjo do të ishte perfekt pë rtë gjithë, Në verë spanjollët do t'i kenë plazhet në dispozicion për veten e tyre dhe për pjesën tjetë rtë vitit do të sigurojnë mijëra vende pune nëpër hotele dhe gastronomi për shkak të numrit të turistëve të huaj", mendon Bernat./DW

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla