Kriza energjetike/ Ndreca publikon në ‘Repolitix’ foto nga Fierza pothuajse e tharë: Qeveria ka shfrytëzuar në maksimum burimet që të mos rrisë kostot e importit

TIRANË- Kriza energjetike ka bërë që qeveria të shfrytëzojë në maksimum burimet për prodhimin e energjisë në mënyrë që të mos rrisë kostot e importit për energjinë. Kështu ka deklaruar juristi Plarent Ndreca në Report Tv, teksa ka publikuar foto ekskluzive për emisionin 'Repolitix' të hidrocentralit të Fierzës i cili duket pothuajse i tharë.

Situata e keqe hidrike në basene ka qenë një prej arsyeve pse Shqipëria është detyruar që një pjesë të mirë të energjisë që konsumon ta importojë nga jashtë me çmime shumë të larta. Ndreca thotë se Shqipëria nuk do të mbesë pa energji elektrike pasi do të shfrytëzohen edhe hidrocentrale të tjera.

“Ky është treguesi që qeveria është përpjekur në maksimum për të shfry të burimet për të mos shtuar kostot e importit të shtetit. Do kemi mundësi, ka edhe ca hidrocentrale të tjera. Do marrim import”, tha Ndreca.

Ndreca thotë se taksa 240 lekë e qarkullimit tek karburantit nuk duhet hequr sepse shteti kështu mbledh taksa. Ai thekson se në këtë situatë krizë qeveria përmes taksave miratoi edhe paktën për të mbështetur qytetarët.

“Thuhej që në Maqedoni dhe në Mal të zi është më lirë, nuk është e vërtetë. Ne e marrim taksën për çdo litër naftë. Të thuash që fiton shteti kjo është çmendur, është një mundësi që shteti të bëjë këto paketa. Po me ça do i bëjë? Me taksa”, vijoi Ndreca.

Por nuk ndan të njëjtin mendim ekonomisti Violdi Danaj, i cili thotë se në raste të tilla kriza qeveria duhet ta ngrijë taksën e karburantit.

“Nafta të jetë në një çmim të pranueshëm dhe të vërë zinxhirin në punë. Unë po të them ngrije për një farë periudhe dhe do rrisësh konsumin, që do e përdorësh pastaj për ca të duash. Do ketë një rënie të çmimit të të gjitha produkteve”, tha Danaj.

 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GAZMEND DRINI: 16/03/2022 08:34

    Mos harroni Kosovën! 2 shtete+1Komb=2Zgjidhje: 1) Ndërrimi i turbinave në Fierzë dhe Koman, 2) Skavicë. Me romancën “Marina Durrës”, këto janë ëndrra të pamundura për 1 Komb! Durresi eshte i lehte per tu vozitur, Drini terren i ashper. Por shpëtimi është atje! Nuk ka as 1 minutë për të humbur!

    Përgjigju
  • Oligarku varfër: 16/03/2022 07:55

    Plarent në ka rënë qeveria ndor tate sdi ça të them. Ti thave milionat e € në tenderin e policisë e jo tmos thani ujtin. 300 € 1 kapele polici?? As familja mretnore e Hollandës nuk e ka kaq të shtrrenjtë kapelen. Gjithsesi ka mos çoni të gjith ujin te hidroçebtralet private.Skeni lon rrëke e burim uji pa mor me tuba për tia dhon privatit.Haqet e popllit të zonshin dhe ty ishalla

    Përgjigju
    • Luftar M.: 16/03/2022 17:10

      300€ per nje? Nga Gucci?

  • Ok: 16/03/2022 07:23

    Imagjino sa rende eshte rilindja qe merret me kte patronazhisin mirditas. Rama eshte katandis ne gjel pa bisht qekur lejon te dale ky tenderaxhiu i disa ministrive te binde shqiptaret se qiviria rama me 40 xhepista nuk paska vjedh dhe grabit kete popull.

    Përgjigju
    • Boti: 16/03/2022 08:51

      Prsh, e hengre byrekun sot? Me ke byrektore je ti zotri me qte te fjizes apo ate te qepes me domate?

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin