Kriza energjetike/ Qeveria: Fasha 800 kWh nuk aplikohet as në muajin nëntor! Nga subvencionimi për panele diellore përfitojnë edhe 2 mijë familje të tjera

Fasha 800 kWh nuk do të aplikohet as në muajin nëntor. Kjo vjen për shkak të rënies të çmimit të energjisë në tregun ndërkombëtar si dhe prej motit me reshje që parashikohet të jetë në ditët në vijim.

Gjithashtu kanë ndikuar edhe shifrat e kursimit të energjisë të vetë abonentëve në muajin tetor që sjell mosaplikimin e fashës 800 kWh gjatë nëntorit. Këtë e bëri me dije zv.kryeministrja Belinda Balluku duke thënë se kursimi mbetet themelor për të përballuar krizën energjetike.

“Të gjithë shifrat tregojnë se gjatë muajit tetor, në krahasim me 1 vit më parë janë 7% më parë. Sipas të dhënave, pritet të ketë evente meteorologjike në zonën e interesit, pra në Kaskadën e Drinit dhe prurje nga Maqedonia e Veriut pas datës 12 nëntor”, tha Balluku.

Ndër të tjera, 15% ulje të konsumit vjetor është targeti i vendosur për institucionet shtetërore dhe pas datës 12 nëntor do të bëhet publike se cilat kanë kapur këtë target për të kursyer energji. Për t’u përballur me krizën energjetike, qeveria ka vendosur që të mbështesë 2 mijë familje të tjera për implementimin e paneleve diellore në shtëpitë e tyre duke e çuar numrin në 4 mijë familje.

“Deri tani kemi miratuar 220 aplikime dhe të tjerat në fazë miratimi. Do ketë edhe refuzime në rastet kur nuk do të jetë e mundur të përmbushen kriteret. Duke pasur parasysh ecurinë me aplikimet, qeveria angazhohet që të rrisë fondet përmes granteve të huaja apo buxhetit të shtetit duke e shtuar numrin nga 2 mijë në 4 mijë familje deri në 31 dhjetor 2022”, tha Balluku.

Që prej 1 nëntorit, pas hapjes së garës për vendosjen e paneleve diellore ka pasur 1026 aplikime për një javë. Ky është një projekt pilot që bëhet nga qeveria që do t’i mbulojë 70% të kostos familjeve që vendosin instalimin e paneleve diellore në pallate në mënyrë që ta përdorin për ngrohje uji.

Me qëllim kursimin e energjisë për shkak të krizës, u mor vendimi për fashën 800 kWh qytetarët do paguajnë më shtrenjtë çdo kilovat orë që harxhojnë mbi fashën 800kWh, ndërsa kilovatët e tjerë do të vijojnë t’i paguajnë me çmimin aktual. Fasha prej 800 kilovatësh ishte parashikuar të aplikohej në tetor, por as muajin e shkuar dhe as për nëntorin nuk do të vihet në zbatim pasi ka ndikuar ndërgjegjësimi i qytetarëve për të kursyer si dhe përmirësimi i nivelit në Fierzë.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin