Kërkesa e deputetes demokrate Jorida Tabaku për të hequr fashën 800 kwh për energjinë elektrike është hedhur poshtë në mbledhjen e Entit Rregullator të Energjisë.
Tabaku u shpreh se duhet mbrojtur interesi i qytetarëve dhe të hiqet fasha për 100 mijë familje shqiptare që sipas saj do t’i rritet çmimi i energjisë me 5 herë më shumë. Ndonëse ERE e rrëzoi kërkesën, përdori si argument faktin që çmimet e energjisë kanë rënë në bursë.
Më herët, ishte parashikuar që nga 1 tetori të aplikohej fasha 800 kwh dhe nëse familjet konsumonin më tepër në muaj, çdo kilovat më shumë do të llogaritej me çmim tregu. Elemente pozitivë ndikuan në skemën e parashikuar nga qeveria për përballimin e krizës gjë ndikoi në shtyrjen e taksimit të fashës 800 kilovat. Kryeministri Edi Rama u shpreh se kishte tendencë kursimi nga qytetarët dhe pati përmirësim të nivelit në Fierzë prej reshjeve të shiut.
Ndërkohë nuk dihet ende nëse nga 1 nëntori do të aplikohet fasha 800 kwh.
-
Rropte eres ,qeverise dhe ju sufllaqexhinjte
Përgjigju -
Ik o tabake se po ben shume zhurme per asgje ti qe hsrxhon me shume se 800 kwh e mbulon me rrogen qe merr
Përgjigju -
Ik o tabak e ha naj pjate me groshe e te lirohesh se po plas
Përgjigju -
PO kjo po ndodh ne te gjithe boten moj zonja tabak qe ben si e zgjuar e sikur flet bukur
Përgjigju -
Sa te kemi Ramen ne krye te vendit cdo situate do ta kalojme
Përgjigju -
po mi zonjw si te duash ti naj kafe turke do se si shume po fliske flet dhe pa piken e lidhjes
Përgjigju -
Do te gjendet nje zgjidhje me patjeter per energjin elekrike
Përgjigju -
Te ky vend nese ngrihen njehere cmimet nuk ka shans te ulen serish , njerezit nuk ngrihen te kerkojne te drejtat e tyre ( ata qe kane ngelur ) kurse shteti dihet bandite me lishence kane 30 vjet qe vjedhin
Përgjigju










Komente
Komento