“Po presim Europën të na tregojë se çfarë po ndodh”- deklaroi kreu i Bankës Botërore Robert Zoellick, ndërsa kreu i Organizatës për bashkëpunimin dhe zhvillimin ekonomik, Hoze Angel Gurria deklaroi se kriza europiane "ishte rreziku i vetëm më i madh për të gjithë ekonominë botërore”.
Por Presidenti i Komisionit Europian Hoze Manuel Barroso mendon ndryshe: "Kriza europiane nuk lindi në Europë, dhe u mbart nga tegjet financiare. Sfidat nuk janë vetëm europiane por globale” dhe se në këtë samit, sigurisht që nuk kishte ardhur për të marrë leksione nga askush.
“Kjo krizë nuk lindi në Europë, por në Amerikën Veriore. Shumë prej sektorëve tanë financiarë u kontaminuan nga disa sektorë të tregut financiar, por ne nuk do të fajësojmë partnerët tonë, ajo çfarë po themi ne është, hajde të punojmë së bashku kur kemi një problem global siç është ky i tanishmi. Prandaj pres nga liderët botërorë të pranishëm në G20 të flasin qartë, dhe të kuptojmë, se është shumë e rëndësishme, se ne europianët jemi demokraci e hapur, jo të gjithë anëtarët e G20 janë demokratë, por ne jemi. Ne marrim vendime në mënyrë demokratike, të cilat nganjëherë duan më shumë kohë. Po, kjo duhet sepse ne jemi një union i 27 vendeve demokratike dhe duhet të gjejmë konseusin e nevojshëm. Ta themi troç, nuk kemi ardhur këtu të marrim leksione për demokracinë dhe si të menaxhojmë ekonominë, sepse BE duhet të jet shumë krenare për modelin e saj. Ne jemi shumë të hapur dhe uroj që të gjithë partnerët këtu të jenë kaq të hapur sa ne përpara vështirësive të tyre, dhe po angazhohemi seriozisht të bashkëpunojmë, por është tepër e qartë se nuk kemi ardhur këtu të marrim leksione.”- deklaroi Barroso.
Në këtë takim marrin pjesë presidentët apo kryeministrat 20 vendeve më të zhvilluara , si dhe Kina, India, Brazili, Rusia dhe Afrika e Jugut, vende emergjente, pesha e të cilëve po ndihet gjithnjë e më shumë në ekonominë globale. Ata do të vendosin në se do të jepet OK për një fond prej 430 miliërdë dollarësh si “barrierë” për të penguar përhapjen e krizës në vende të tjera, nga ato të prekura tashmë. Ky fond do të administrohej nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
(sg/shqiptarja.com)