Kriza, gjysma e familjeve
marrin borxh jashtë bankave
Sipas anketimeve të Bankës së Shqipërisë, në 54% të rasteve, familjet huamarrëse kanë deklaruar kohët e fundit se u janë drejtuar burimeve informale si “persona fizikë” (41%) dhe “hua nga dyqanet” (13%) për të plotësuar nevojat e tyre për para.
TIRANE - Sipas anketimeve të Bankës së Shqipërisë, në 54% të rasteve, familjet huamarrëse kanë deklaruar kohët e fundit se u janë drejtuar burimeve informale si “persona fizikë” (41%) dhe “hua nga dyqanet” (13%) për të plotësuar nevojat e tyre për para.
Për të mbështetur vlerësimin mbi gjendjen financiare të familjeve dhe të bizneseve, Banka e Shqipërisë kryen çdo gjashtë muaj një vrojtim të posaçëm. Vrojtimi i fundit u krye në periudhën nëntor-dhjetor 2012, duke patur në fokus zhvillimet në gjysmën e dytë të vitit.
Në totalin e familjeve të intervistuara, rreth 33% pohojnë se kanë një hua të papaguar, në rritje 2% krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar. Në 45% të rasteve, familjet huamarrëse deklarojnë se e kanë siguruar huanë/huatë nga burime formale, si “banka” (39%) dhe “institucione të tjera financiare jobanka” (6%).
Por, më shumë se gjysma e tyre deklarojnë se u janë drejtuar burimeve. Rreth 7% e tyre kanë më shumë se një hua, të marrë nga burime të ndryshme, kryesisht bankë dhe person fizik. Qëllimet kryesore të marrjes së huasë nga familjet mbeten blerja apo riparimi i një prone të paluajtshme, në 33% të rasteve; konsumi, në 32% të rasteve dhe zhvillimi i biznesit në 15% të rasteve.
Numri i rasteve ku deklarohet se huaja është marrë për “konsum” është rritur me 4%, krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar. Koha për shlyerjen e stokut të huasë është kryesisht deri në 12 muaj (41% e rasteve) dhe 1-3 vjet (34% e rasteve). 26% e familjeve huamarrëse deklarojnë përkeqësim të aftësisë së tyre paguese, kryesisht për shkak të rënies së të ardhurave.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
18.1%
-
Jo
77.5%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 160
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja/ Zbardhen planet në Sky Ecc të Suel Çelës për të ekzekutuar me snajper Ardian Çapjan: Atë e kishte karamele, qëllon deri në 1 mijë metër! Pse dështoi atentati
26 Nëntor, 22:51
-
DOSJA/ 'Do e marrim si kec në tavë, mos t’i gjendet as nam e as nishan', ja si banda e Suel Çelës planifikoi vrasjen e 'Vis Korçarit'
26 Nëntor, 22:45
-
Kaq afër zgjedhjeve a ia vlen të harxhosh energji me protesta politike?
26 Nëntor, 22:44
-
SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës
26 Nëntor, 22:38
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë
26 Nëntor, 22:15
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Biden: Po pranimit nga ana e Izraelit të marrëveshjes për një armëpushim në Liban
26 Nëntor, 22:02
-
Protesta e PD, rritet numri, 44 protestues të shoqëruar në polici
26 Nëntor, 21:46
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Pak orë pasi Netanyahu pranoi armëpushimin, Izraeli sulmohet me 3 raketa të lëshuara nga Libani
26 Nëntor, 21:37
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21