Greqia duket se do ta ketë thuajse të pamundur të bindë 19 ministrave e Financave të vendeve anëtare të eurozonës për marrjen e paketës së tretë të ndihmës.
Zyrtarisht, Greqia ka përkuar një paketë prej 53 miliardë euro por ministri austriak i Financave ka deklaruar se financave greku u nevojiten mbi 80 miliardë euro.
Në një kohë kur, Italia dhe Franca janë në favor të dhënies së ndihmës dhe krijimit të kushteve lehtësuese, Gjermania dhe Finlanda janë shprehur deri tani kundër.

22:37 Sondazhi / Gjermania dhe vendet nordike kundër ndihmës
 
Një sondazh i YouGov i realizuar gjatë ditëve 6-10 korrik tregon se shumica e qytetarëve në gjashtë vende evropiane janë kundër dhënies së ndihmës për Greqinë. Në Britania dhe Francë, ka një lloj mbështetje ndaj Greqisë, ndërsa në Gjermani dhe vendet nordike si Suedia, Danimarka dhe Finlanda shumica është kundër.
 
39% e britanikëve janë në favor të negociatave të reja për borxhin, ndërsa në Francë mbështetja është në nivelin 38%. Krahasuar me 16% të gjermanëve dhe 14% të finlandezëve. Kurse 47% e gjermanëve presin që Greqia të dalë nga eurozona.

22:20 - Finlanda vendos veton: Jo më borxh për Greqinë
Ministri filandez i Financave ka mbajtur qëndrimin kundër dhënies së një ndihme të tretë për Greqinë. 

Nëse, Finlanda vendos veton në eurogrup atëherë nuk mund të ketë asnjë marrëveshje për Greqinë.

Zyrtarët finlandezë ende nuk i janë përgjigjur pretendimeve të tilla për refuzim të propozimeve të Greqisë gjatë bisedimeve në Bruksel.

Gjatë edhe kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde ka shprehur shqetësim për aftësinë e Greqisë për të përmbushur reformat e paraqitura.


18:50 Gjermania propozon dy variante për zgjidhjen e krizës greke

Ndërkohë që Greqia pret verdiktin për eurozonën, mediet gjermane kanë publikuar një lajm mbi propozimin e ministrit gjerman të Financave,  Wolfgang Schauble.

Për ministrin gjerman propozimet e reja greke nuk janë të mjaftueshme dhe për këtë arsye ai propozon dy zgjidhje.

Schauble thotë se Greqia ose duhet të lërë “peng” asete të kompanive shtetërore me vlerë 50 miliardë euro dhe pas shitjes së tyre të paguajë borxhin ose në rast të kundër të dalë nga zona euro për pesë vite. Gjatë kësaj periudhë, Schauble thotë se BE do të përkrahë Greqinë me ndihma humanitare.

Ministri gjerman para takimit të ministrave skeptikë të eurozonës tha se negociatat me Greqinë do të jenë “ekstremisht të vështira” dhe se ka një mungesë besimi tek qeveria greke se do të përmbushë reformat.

“Do të kemi negociata të vështira. Shoh një mungesë të madhe fondesh. Shifrat nga Greqia janë jashtëzakonisht të këqija”, tha Schauble para takimit.
 
Ai nuk pret zgjidhje të shpejt nga samit: “Shoh pengesa domethënëse. Është shkatërruar besimi.”
 
propozimi gjermanPor, disa media greke kanë cituar burime të Eurogrup që hedh poshtë botimin e gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine” për një dalje të mundshme të Greqisë për 5 vite nga eurozona. Kurse vetë Ministria gjermane e Financave ka refuzuar të komentojë lajmin në fjalë.
 
Ndërkohë sipas ministrit austriak të Financave, Hans Jorg Schelllign financat greke kanë nevojë për mbi 74 miliardë euro. Deri tani bisedimet janë për një paketë të tretë ndihme prej 53 miliardë euro.

Çfarë pritet të ndodhë?
Sot është një ditë historike në Bruksel pasi mund të merret një vendim i rëndësishëm për zgjidhjen e krizës në Greqi, e cila vazhdon prej vitesh. Ministriat e Financave nga 19 vendet të eurozonës janë mbledhur që prej orës 15:00 për të shqyrtuar propozimet e fundit të Greqisë.

Ministri gjerman mbërriti në takim dy orë para nisjes së samitit. Wolfgang Schauble ka paraqitur një plan për zgjidhjen e krizës, plan i cili është publikuar në gazetën gjermane "Frankfurter Allgemeine".

Schauble ka refuzuar propozimet duke argumentuar se mungojnë fusha të rëndësishme për modernizimin e vendit dhe për rritje afatgjatë ekonomike dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Ministri gjerman ka bërë këto dy propozime:
1-            Ai kërkon përmirësimin e propozimeve dhe transferimin e aseteve me vlerë 50 miliardë euro në një fond besimi, ku pa shitjes së tyre të paguhet borxhi.
2-            Varianti i dytë është dalja nga eurozona për një periudhë 5-vjeçare dhe ristrukturimin e borxhit. Nëse ndodh kjo, Greqia do të mbetet në BE dhe do të marrë ndihmë humanitare dhe teknike.



Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)