Kriza greke, shqiptarët
debat politik në Athinë

Kriza greke, shqiptarët<br />debat politik në Athinë
Kriza greke ka prekur rëndë edhe ekonominë shqiptare. Ky është konkluzioni i një debati të hapur politik, të organizuar në Athinë nën kujdesin e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi.

I pranishem në këtë debat ishte edhe ish-ministri prof.dr. Anastas Angjeli, sipas të cilit kriza greke ka ndikuar mbi ne, edhe për faktin se në këtë vend jetojnë mijëra shqiptarë emigrantë.

Angjeli i është referuar rënies drastike të remitancave që hyjnë nga emigrantët në vendin tonë, sasia e të cilave ka rënë ndjeshëm gjatë viteve te fundit. Ai tha se është e nevojshme një strategji kombëtare për përballimin e pasojave të krizës dhe për përballjen e ekonomisë në mënyrë efektive me pasojat e saj.

Sipas tij, menjëherë pas zgjedhjeve të 23 qershorit, qeveria që do të dalë nga to duhet të ketë gati një reformë ekonomike me objektiva të qarta për kapërcimin e krizës.

“Pati mendime shumë të vlefshme për situatën e krijuar dhe ndikimin në shkëmbimet tregtare, në tregun bankar dhe atë të punës në Shqipëri", tha Angjeli. Takimi u përshëndet nga politikanë grekë, të pranishëm në sallë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.04.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë