Greqia është shteti i pare i zhvilluar që nuk arrin të paguajë borxhin e marrë tek FMN. Dështimi i Greqisë për të paguar erdhi pasi ministrat e eurozonës refuzuan të shtynin paketën e ndihmës ekonomike për Greqinë duke e lënë vendin pa mundësi financiare për të paguar. 

Pas pesë vitesh dhe 240 miliardë eurosh ndihma europiane, Greqia është vendi i pare i zhvilluar që nuk arrin të paguajë borxhin e marrë tek Fondi Monetar Ndërkombëtar, duke vënë në dyshim dhe të ardhmen e vet brenda eurozonës. Afati për pagesën e rradhës prej 1.5 miliardë eurosh përfundoi të martën në mesnatë dhe duke mos paguar

Greqia është pothujse në falimentim të plotë financiar. Zëdhënësi i FMN-së, Gerry Rice deklaroi se tashmë Greqia është zyrtarisht në vonesë me pagesat dhe do të ketë një financim të ri nga FMN vetëm kur të bëhen pagesat e prapambetura.

Dështimi i Greqisë për të paguar erdhi pasi ministrat e eurozonës refuzuan të shtynin paketën e ndihmës ekonomike për Greqinë duke e lënë vendin pa mundësi financiare për të paguar ashtu si Banka Qëndrore Europiane ngriu përkohësisht dërgesat për Bankat greke, ndërkohë që qeveria greke kishte kërkuar për një shtyrje edhe të afatit të pagesës së FMN. Afati i rradhës për Greqinë është 20 korriku kur duhet të paguajë këstin e rradhës në Bankën Qëndore Europiane.
 
 
Redaksia Online
(s.m/Shqiptarja.com)