GREQI-“Dardha e ka bishtin prapa”. Kështu thotë populli shqiptar, përmes urtësisë që mesa duket e ka vërtetuar kësaj radhe pikërisht në marrëdhëniet tona me grekët. Kryefamiljari helen që kishte mbajtur një shqiptar me punë, bukë e strehim, tashmë i kërkon atij që të vendosë dorën në zemër dhe t’u gjejë ndonjë punë në Shqipëri 2 djemve të tij. Një grek nga fshati kufitar Akaisa, i kërkoi shqiptarit që e kishte mbajtur dikur si punëtor me vite të tëra, që të përfitonte nga njohjet e tij në Shqipëri, ku tashmë është kthyer dhe t’u gjente punë 2 djemve.
Për shumë vjet, greku u kishte dhënë shqiptarëve një pagë të mirë, ndërsa tashmë shumica e tyre janë kthyer në atdhe. Dikur ngjarjet rridhnin ndryshe në fshatin Akaisa, ku burrat mblidheshin në lokal e pinin birra, por gjërat kanë ndryshuar tashmë, pasi pak grekë mbajnë ende shqiptarë për punë. Në Akaisa, një burrë nga Shqipëria, që kishte punuar për vite me radhë në zonën e Patras, emrin e të cilit mediet greke nuk e kishin publikuar, ka mbetur i habitur kur pronari i shtëpisë që e kishte punësuar për kositjen e barit dhe punët e kopshtit, i kërkoi punë për 2 fëmijët e tij të papunë për vite me radhë, në Patra, ku ata jetojnë. Greku e pyeti punëtorin shqiptar se mos kishte miq që përmes tyre t’u gjente punë në Shqipëri. Çdo lloj pune edhe kamerier. Shqiptari i ka premtuar ish-pronarit dhe djemve të papunë se do të bënte atë që mundej.
Grekët në Shqipëri
Rreth 2 javë më parë, mediet greke publikuan lajmin dhe disa foto, ku thuhej se të papunët grekë po shkojnë në Shqipëri edhe për 400 apo 500 euro në muaj. Ata janë kryesisht punëtorë apo mjeshtra ndërtimi, që sot zgjedhin të kalojnë kufirin dhe të punojnë në Shqipëri për 7 deri në 20 euro në ditë. Shqipëria ofron edhe mundësi më të mira, siç është puna e kamerierit, e cila paguhet deri në 40 euro në ditë në Vlorë dhe Durrës, kryesisht gjatë sezonit turistik të stinës së verës.
Presidenti i shoqatës shqiptare “Iliria” Eduard Tafa konfirmoi për revistën greke “Tahidromos” se ka vërtet një valë emigrimi grekësh, të cilët vijnë në Shqipëri në stinën e verës për të punuar ashtu siç është në rritje vala e shqiptarëve që riatdhesohen në Shqipëri. Gazeta jep edhe shembullin e një banori të Nea Ionias, i cili kishte rreth tre vjet që nuk gjente punë në Greqi dhe majin e kaluar la Greqinë për të kërkuar një vend pune. Një miku i tij shqiptar i sugjeroi të shkonte në Shqipëri. Greku plotësoi dokumentet dhe punoi si kamerier në Vlorë.
Paga ishte e kënaqshme, 35 euro në ditë dhe sipas të afërmve të tij, ai ndihet mjaft mirë pasi kultura jonë me atë greke është mjaft e ngjashme. Në Vlorë punojnë grekë nga Thessalia, por edhe Karditsa e Trikala. Sakaq, pak muaj më parë disa mjekë grekë erdhën të punonin në spitalet private shqiptare, ndërsa rastet e ardhjeve të grekëve për punë, po shtohen me ritme të larta.
Shkrimi u publikua sot (04.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com