Kriza, Lagarde: Sektori financiar
i shqetësuar, ka ende për të bërë

Kriza, Lagarde: Sektori financiar <br />i shqetësuar, ka ende për të bërë
ADNKRONOS- “ Pesë vjet pas krizës, sektori financiar ende më shqetëson, ndonëse ka bërë përparim të konsiderueshëm me reformën rregullatore që synojnë bërjen tregjet dhe institucionet më transparente, por ka ende shumë për të bërë''. Kështu tha drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, në takimin e FMN—së me Bankën Botërore vjetore.

Shumë sisteme financiare, nënvizon Lagarde, '' mbeten ende të rrezikuara, prandaj, ajo thekson se përpjekjet e mëtejshme janë të nevojshme për të përsosur dhe të zbatojë reformat e paralajmëruara. Ajo shpjegon se sa shqetësues është fakti se energjia kolektive për të bërë këto reforma është venitur ndjeshëm.

'' Ekonomia globale mund të jetë dominuar nga pasiguria, ndërsa trendenca themelore drejt globalizimit financiar ka gjasa që të vazhdojë ende. Alternativa, “deglobalizimi" financiar është i vështirë të imagjinohet dhe aq i vështirë për t’u arritur. Është njësoj si të bindësh një miliardë njerëz që të mos përdorin Facebook,'' tha Lagarde duke theksuar se'' lidhjet përmes tregtisë, mediat sociale dhe financave është thjesht një fakt i jetës moderne.

Sipas saj, ''lajm i keq është se ne e dimë se sa do të rritet rreziku i paqëndrueshmërisë financiare. Na duhet akoma për të kuptuar plotësisht këto pasoja negative''- tha ajo.

Ajo nga ana tjetër, vlerësoi masat e marra nga bankat qendrore që të shkojnë në drejtimin e duhur. '' Ne kemi parë iniciativa të forta të marra nga bankat qendrore dhe ky është konstributi i FMN-së për të krijuar këtë stabiliteti'', u shpreh Lagarde.

(su.fu/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici

Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici