Marrëveshja u arrit në samitin dy ditor të liderëve të BE-së, e mbledhur në Bruksel, dhe përfaqëson një kompromis mes Gjermanisë dhe Francës për mënyrën si të unifikohet sistemi bankarf i eurozonës.
Lajmi u bë i ditur sot në mëngjes nga Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy i cili e quajti "një hap të rëndësishëm". Samiti i liderëve të 27 vendeve anëtare nisi punimet dje.
Presidenti i Francës, Francois Hollande tha se BE-ja e ka arritur një “pikë kthese” në krizë dhe se vendosja e një mekanizmi për ta shmangur krizën bankare është hapi i radhës për ta kthyer stabilitetin në rajon.
Kancelarja Angela Merkel tha se rikapitalizimi bankar mund të ndodhë sapo të hyjë në fuqi mbikqyrja e plotë bankare, gjë që sipas saj, mund të marrë rreth dy muaj kohë.
BE nuk pranoi projektin gjerman për ngritjen e një superkomisioni mbikqyrës. Edhe kryeministri italian Mario Monti deklaroi se “Nuk ka nevojë për mekanizma të reja” ndërkohë që i bëjnë apel Greqisë “të vazhdojë me reformat”
(sg/shqiptarja.com)