TIRANË - Çështja e mandatit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj u debatua mbrëmjen e sotme në ‘5 Pyetjet me Babaramon’.
Juristi Jordan Daci mendon se skema e zëvendësimit të Holta Zaçaj duhej të fillonte më herët.
'Skema e zëvendësimit duhej të fillonte që në herën e parë. Politika në konflikt interesi. Vetë anëtarët e Gjykata Kushtetuese kanë përgjegjësi në këtë moment. Nëse e shohin interesin personal dhe nuk do rikthehen në skemën e ripërtëritjes së mandatit siç thotë Komisioni i Venecias, mendoj se gjithë anëtarët do përballen me pasojat e tyre, por do humbasë mënyrën e funksionimit dhe do futet në krizë.'
Avokati Leonard Karaj thekson se Zaçaj ka marrë mandatin e paraardhëses Vitore Tusha dhe ka firmosur për mbarimin e mandatit më 10 mars 2025.
'Deri në 2025 ka domethënies të madhe. Nuk presupozohet deri në 31 dhjetor 2025. Është marrë dhe një mendim i Komisioni i Venecias, ia kërkoi Gramoz Ruçi në 2020. Të gjithë që futeshin rishtazi do të ishin ripërtëritja e mandateve të tyre. Një kryetar bashkie nuk e mbaron mandatin, ai që vjen pas tij mbaron mandatin që la pas ardhës. Mandati është i institucionit jo i personit. Si Bardh Spahia në Shkodër. Prandaj quhet ripërtëritje. Zaçaj ka firmosur për mandatin e lënë nga Vitore Tusha deri në mars 2025. PD si Bardh dhe Berisha janë shprehur që kjo duhet të mbarojë deri në dhjetor 2025. Unë them të kundërtën. Detaji quhet Sonila Bejtja, edhe asaj i mbaron në 2025. Ka ardhur rishtazi si propozim i presidentit. Kërkojnë të njëjtën gjë edhe për Sonila Bejtja.'
Juristi Franc Nuri mendon se kemi të bëjmë me një luftë klanesh në sistemin e drejtësisë që vjen nga mazhoranca se cili klan do kontrollojë Kushtetuesen.
'Mendoj se është tentativë për ta patur në kontroll absolut Gjykatën Kushtetuese. Jo se nuk ka patur influencë. Një luftë klanesh të ndryshme që duan të kontrollojnë sistemin e drejtësisë. Kush e nisi procesin tani për zëvendësimin e mandatit të Zaçaj, e ka nisur zoti Sadushi. Procedura thuhet që mbarimi i mandatit konstatohet nga Gjykata Kushtetuese.'
Flogert Muça, gazetar, vëren se mungesa e reagimit nga Ambasada e SHBA në lidhje me situatën në Gjykatën Kushtetuese është një mesazh në vetvete. Ai përmend se në të kaluarën, përfaqësuesit e SHBA kanë qenë të pranishëm kur ka pasur përpjekje për ndikim politik në zgjedhjen e një kryeprokurori, ndërsa tani nuk ka një qëndrim të ngjashëm.
'Kur amerikanët panë tentativë për zgjedhjen e një kryeprokurori të ndikuar përfaqësues të SHBA kanë qenë në sallë. Sot nuk shohim reagim nga ambasada e SHBA. Ky është mesazh,. Debati publik e ka nxitur kërkesa e kryetares së GJK për të shkuar në Venecia. Këtu është si Edi Rama nesër ti kërkojë Komisini i Venecias na jepni opinionin a duhet ta marrë këtë VKM. Ajo që po bën politikë që e ka provokuar këtë betejë politike. Luftën politike po e bën kryetarja e GJK, që po ka futur në debat politik njerëz të palëve të ndryshme që përplasen. Reagon dhe kryetarja e GJK ndaj asaj që themi ne. Kjo nuk e nderon. Mirë ne jemi këto që jemi, ti duhet të jesh akull. Politikën po e bën zonja Zaçaj. Nuk shoh asnjë sinjal që amerikanët janë pas saj.'