Kriza, Merkel: Eurobond?
Jo, sa të jem unë gjallë

Kriza, Merkel: Eurobond? <br />Jo, sa të jem unë gjallë
BERLIN – Është një “nein” pa mundësi apelimi ai që kancelarja gjermane Angela Merkel duket se ka shprehur sot në Berlin kundër eurobondëve. Derisa të jem gjallë nuk do të ketë asnjë shpërndarje të borxhit, citohet të ketë thënë Merkel nga burime të agjencisë gjermane DAPD, gjatë një takimi me parlamentare të partisë liberale FDP.

Kancelarja gjermane është shprehur me skepticizëm e habi edhe ndaj planit për reforma të Bashkimit Europian të prezantuar sot nga presidenti i Këshillit të Europës, Herman van Rompuy. Sipas Merkel, dokumenti formulon një shpërndarje tepër të shpejtë të përgjegjësisë mbi borxhet publike, gjë për të cilën kancelarja është shprehur e pakënaqur.

As në një shtet federal si Gjermania – citohet të ketë thënë – parashikohet një shpërndarje e tillë e përgjegjësisë mbi borxhet. Kritikat e Merkel i referohen raportit të përgatitur nga 4 presidentë, Van Rompuy, ai Bankës Qendrore Europiane Mario Draghi, ai i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso dhe ai i Eurogrupit, Jean Claude Juncker, sipas të cilëve, në një bashkim të vërtetë ekonomik dhe monetar”, si ai drejt të cilit Europa po shkon, “nivele më të larta mbi ekuilibrin e bilanceve publike dhe mbi nivelet e borxhit të vendeve anëtare mund të vendosen bashkërisht”.

Në këtë perspektivë, “borxhi i përbashkët mund të eksplorohet si element”, shpjegojnë mediat ndërkombëtare. Sipas këtyre të fundit, Europa përgatitet kështu të sfidojë Gjermaninë mbi temën e eurobondëve, duke premtuar nga ana tjetër një bashkim bilanci të integruar, siç thuhet në raportin e sipërcituar: “Një bashkim bilanci efektiv duhet të implikojë zhvillimin e një fuqie të fortë në nivel europian, të aftë për të menaxhuar ndërvarësi ekonomike si dhe krijimin, në nivel eurozone, të një organizmi për kasat publike, si një zyrë e thesarit”.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë