Kriza/ Mungesa e prodhimit vendas po rrit çmimet e ushqimeve, ekspertët për Report Tv: Varemi nga importi, duhet investuar në ekonominë e brendshme

Rritja e çmimeve të ushqimeve  do të ishte parandaluar nëse do të ishte investuar më shumë në prodhimin vendas. të këtij janë ekspertët e ekonomisë dhe bujqësisë, të cilët thonë se produktet e shportës po shtrenjtohen si pasojë e importit.

Mungesa e prodhimit vendas dhe varësia nga importi janë dy shkaqet kryesore, që ndikojnë në rritjen e çmimit për produktet e shportës.

“Ju dhe ne të gjithë duhet të dimë që ne importojmë ushqime 4 herë më shumë sesa prodhojmë në Shqipëri për nevojat e konsumatorëve. Kërkesa dhe oferta me produktet tona nuk përputhet”, pohon Agim Rrapaj.

“Në këto momente vështirësie është prodhimi vendas ai që do të ta ndihmonte  ekonominë shqiptare që të mos goditej kaq fuqishëm. Po flasim për një rritje çmimi që ndikon 20% deri në  30% tek xhepat e qytetarëve”, thotë eksperti i ekonomisë Vjoldi Danaj.

Ekspertët e shohin zgjidhjen tek ekonomia e brendshme dhe luftimi i abuzimeve me çmimet.

“Mendoj që përveç masave me karakter mbështetës social për t’ju ruajtur fuqinë blerëse këtyre shtresave, masat e tjera kanë të bëjnë  me luftën kundër konkurrencës së pandershme, luftës kundër monopoleve, pra duhet një lloj transparence ndaj kontrollit të tregut që të mos ketë abuzime me çmimet, pasi tashmë dihet që në raste të tilla kur ekziston edhe fenomeni real por edhe frika që kjo gjë do të shtohet dhe spekulimet bëhen më të mëdha”, shprehet eksperti Adrian Civici.

“Duhet që ne të forcojmë ekonominë e brendshme, duhet që të rrisim prodhimin e brendshëm me qëllim që të kemi një balancë me importin”, tha Danaj.

“Problemi parë për ne i pazgjidhur është rimbursimi i TVSH-së 6% për fermerët dhe 20% për ata që importojmë kështu që ngarkohet konsumatori i produktit vendas me 14% më tepër sesa ato të importit. Kemi momente të vështira porsa i përket financimit sidomos subvencioni nuk është në nivelin që kërkohet”, shprehet Rrapaj.

Buka është produkti bazik që është shtrenjtuar me 20% këtë vit, por investimi më shumë në prodhimin e grurit do e shmangte këtë shtrenjtim që vjen si pasojë  e tregut të huaj.

“Shqipëria deri para shumë vitesh kishte mundësi ta prodhonte, të kishte prodhim të brendshëm sidomos pjesën e grurit dhe tani varemi thuajse totalisht nga importi. Kjo është një dashakeqësi që i është bërë ndër vite këtij vendi për mungesë të politikave të qarta dhe për mungesën e vizionit që ne kemi”, tha Danaj.

Sipas INSTAT në shtator ushqimet u shtrenjtuan me 4.7%, dhe rritja më e madhe ishte tek zarzavatet dhe frutat.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skandal bastesh në NBA, basketbollisti përjashtohet përjetë

Skandal bastesh në NBA, basketbollisti përjashtohet përjetë