Përgjegjës i OSHEE-së për Mirditën është arrestuar para një jave nga Policia e Lezhës, pasi akuzohet për veprën penale të vjedhjes. Ndërkohë Gjykata e Lezhës ka lënë këtë të hënë masën 'detyrim paraqitje'.

Sipas burimeve E.K., u kap nga efektivët e policisë teksa ishte duke nxjerë nga bregu i lumit një mjet që ishte denoncuar i vjedhur në Korçë. Ndërsa targat e mbivendosura në të ishin të vjedhura në Elbasan.

Ai ka pohuar se mjeti i kishte ngecur aty, por pa dhënë deklarime për mënyrën apo sesi makina e vjedhur, njëherazi edhe targat e mbivendosura në të vjedhura po të vjedhura kishte rënë në duart e Kodrës.

Pretendimet e tij se makina i kishte ngecur në lumë janë hedhur poshtë nga grupin hetimor.

Vijojnë hetimet për zbarddhjen e rrethanave dhe nëse ky mjet është përdorur ose jo në ndonjë ngjarje kriminale.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë