Presidenti i Bankës Qëndrore Europiane Mario Dragi deklaroi sot se Banka do blejë obligacionet e vendeve në krizë sapo të jenë pjekur kushtet dhe kur tregjet financiare të jenë qetësuar. Duke folur në konferencën e rregullt mujore Dragi tha se është bërë përparim i dukshëm për të normalizuar financat e vendeve në krizë.

Gjithsesi Dragi tha se ekonomia në vendet e eurozonës mbetet ende e brishtë. Një muaj pasi Dragi shpalosi programin e blerjes së obligacioneve të vendeve në krizë ky hap është përshëndetur si shpëtimtar nga shumë investitorë dhe janë në pritje të hapave që do ndërmarrë Spanja për paketën e shpëtimit. Por Dragi tha se mbetet optimist rreth përpjekjeve të Spanjës për t’i dhënë fund krizës së saj.

"Progres i rëndësishëm është bërë," tha ai. "Sfida të rëndësishme mbeten gjithashtu".

Ai refuzoi të komentojë, nëse obligacionet e Spanjës janë në nivelet e duhura.

(ns/Gre.M/Shqiptarja.com)