ROME- Kryeministri italian Enriko Letta do të flasë sot në Parlament për të zyrtarizuar krizën e qeverisë dhe për të kërkuar numrat për një mazhorancë të re pas largimit te 5 ministrave të partisë së Silvio Berluskonit.
Letta do të flasë në orën 9 e 30 në Senat për të parë nëse qeveria e tij gëzon ende besimin e parlamentit. Fjalimi i tij do të transmetohet drejtëpërdrejtë në TV siç është kërkuar edhe në konferencën e krerëve të grupeve parlamentare. Ndërkaq ka ardhur reagimi i SHBA-ve lidhur me krizën politike në Itali.
“Mbështesim impenjimin e qeverisë Letta dhe kemi besim se liderët italiane do tja dalin të menaxhojnë situatën aktuale politike në interesin më të mirë të Italise dhe stabilitetit të Eurozones”-ka deklaruar nje zyrtar brenda Departamentit Amerikan të Shtetit. Sipas tij, qeveria amerikane po punon ngusht me miqtë italiane dhe me qeverine Letta për një sërë çështjes globale. “SHBA-të mbështesin impenjimin e ekzekutivit italian sa i përket reformave që do të përmirësojnë rritjen potenciale të Italisë dhe do t’i ofrojne te rinjve mundesi me te mira”-ka deklaruar zyrtari në fjalë, citon Tg com.
Ndërkaq dje pasdite kancelarja gjermane Angela Merkel i ka telefonuar kryeministrit Letta dhe sipas burimeve nga kryeministria, ajo ka theksuar se mbështet stabilitetin politik të Italisë dhe vazhdimin e aksionit të qeverisë. Nje reagim ka patur edhe nga Vatikani, që i cilëson zgjedhje të papërgjegjshme ato që shkaktuan këtë krizë politike të radhës.
Redaksia online
(er/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com