Në katin e dytë të Muzeut Historik, këtë të mërkurë nis të flitet për Kosovën. Dhuna e gjenocidi serb, është në fokus të ekspozitës “Mos harro”.
“Ekspozita mban emrin ‘Mos harro’ sepse kaluan 22 vite nga konflikti në Kosovë dhe ende vuajnë njerëzit duke mos gjetur më të dashurit e tyre”, thotë historiani Ragip Zekolli, kurator i ekspozitës.
Masakrat në Kaçanik, Krushë të Vogël, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke mbrojtur vendin, e deri tek rivarrimet e të gjymtuarit e luftës, vijnë si një formë e dëshmisë vizuale.
“Ekspozita ka mesazh të qartë, ka dhunën, terrorin, gjenocidin që është ushtruar në një popullatë të pafajshme e në këtë rast, unë do të doja ti dërgoja një mesazh shumë të qartë, atyre që mbajnë vendet kyçe. Sepse, edhe sot, pas 22 vjetësh nuk është bërë kallëzim penal për dhunën e ushtruar në Kosovë”, thotë Zekolli.
Ekspozita vjen e kuruar nga historiani Ragip Zekolli. Janë vetëm disa prej 2000 mijë fotove që ai ruan në dosjen e tij, e që prekin momente nga Lufta në Kosovë, përkrahja e ndërkombëtarëve. Si dhe plagën e hapur të 1600 viktimave, që ende mbeten të zhdukur.
“Kanë përfshihet ngjarjet nga bombardimet e NATO-ss, të 24 marsit 1999 dhe deri në fund shtatori. Atëherë kur Kosova, vuante, kur Kosova vinte era dhimbje, kur kishte vetëm kufoma dhe ishte shumë e vështirë të konceptoje jetën”, shton më tej.
Shqipëria shfaqet në këto imazhe përmes strehimit të shqiptarëve të Kosovës gjatë Luftës, e tentativës për t’i integruar ata.
“Një prej shembujve është Lezha, ku pas dhunës në arsim, në bankat e saj u ulën afro 3 mijë të rinj. Dhe sot ajo shkollë mban emrin ‘Kosova’, si dhe i kanë vendosur këtë emër edhe një rruge, ndaj i shprehim mirënjohjen”, tregon historiani.
Ekspozita është çelur fillimisht në Kosovë, e pas Shqipërisë, do të japë mesazhin e saj në Maqedoni, e vende të tjera të Evropës.
A.D/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se duhet të ngrihet komisioni hetimor për çështjen McGonigal?
-
Po
24.3%
-
Jo
67.9%
-
Nuk kam mendim
7.8%
Vota total: 4204
Lajme të tjera
-
‘Një çast drite dhe emocioni’, ‘akuareli’ i Enkeleida Priftit në 100 punë, piktorja: Frymëzimin e mora gjatë udhëtimeve të mia, në vende e portrete njerëzish
18 Qershor 2022, 12:34
-
SPECIALE/ Pavioni i Mesjetës më i vizituari në Muzeun Historik Kombëtar, drejtori: Ruhen mbi 6500 artefakte, varri Ilir i Selcës në projektin e ardhshëm të UNESCOS
18 Maj 2022, 21:38
-
Festivali i 4-t Ndërkombëtar/ Tirana në dy kohë portretizohet nga mjeshtrat e akuarelit në një pikturë gjigande
8 Maj 2022, 21:24
-
'Fisnikët shqiptarë të Sllovenisë', studiuesit Stoka e Koçi: Lidhjet e gjakut me Skënderbeun dhe alenacat kundër pushtimit otoman, nuk harruan kurrë atdheun
10 Mars 2022, 20:40
-
‘Ciceroni i parë Apolonisë’ rikthehet në muzeu e Fierit, drejtori i muzeut, Gjika: Busti, një pasuri për fondin muzeor
20 Gusht 2021, 16:56
-
Arkeologu: Që nga viti 1981 në muze, s’ka lëviz asgjë. Ndërsa te Mozaiku i Tiranës gërmimi duhet bërë i plotë
19 Prill 2021, 16:31
-
Studiuesit: Letërsia e shkrimtarëve disidentë e papranuar në mozaikun e letrave shqipe
13 Prill 2021, 15:53
-
Muzeu Historik 5 muaj kyçur⁄ Ministria e Kulturës nis këtë javë zëvendësimin e kompensatave
12 Prill 2021, 16:20
-
310 artistë ekspozojnë veprat në Bienalen e Akuarelit. Kuratori: Përmes luleve i japim kuptim jetës
13 Mars 2021, 16:52
-
Dosja e xhubletës drejt UNESCO-s, si dukuri në rrezik. Margariti: Vitin tjetër kthehej në një fenomen të humbur! (VIDEO)
10 Mars 2021, 16:32
-
Muaji i Kujtesës në Muze/ 40 vite pa Drita Çomon, shfaqet dokumentari 'Dritë në humnerë'
24 Shkurt 2021, 17:23
-
“Muaji i kujtesës” në muze, nderohet Kolec Topalli. Gjuhëtari: Kritikat për Fjalorin e tij Etimologjik s’janë shkencore!
8 Shkurt 2021, 14:49