Kriza në KQZ, e pamundur marrja
e vendimeve të rëndësishme

Kriza në KQZ, e pamundur marrja<br />e vendimeve të rëndësishme
TIRANE - Brenda një jave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhanë dorëheqjen 3 anëtarë të propozuar nga opozita, nënkryetari Denar Biba, Albana Shtylla dhe sot Jani Jani.

Dorëheqja u dha pasi Parlamenti më 15 prill votoi kërkesën e PD-së për shkarkimin e Muhos të propozuar nga LSI dhe zëvendësimin e tij me anëtarin e propozuar nga PR, Klement Zguri.

Me 4 anëtarë të propozuar nga mazhoranca KQZ mund te zhvillojë mbledhje por nuk mund të marrë asnjë vendim të rëndësishëm, që kërkojnë shumicë të cilësuar, pra 4 vota.

AFATI 48 ORE
Sipas Kodit Zgjedhor vendi vakant i krijuar nga Jani Jani duhet plotësohet brenda 48 orësh, dhe emri propozohet nga ajo parti që ka bërë dhe propozimin e parë. Por ende nuk dihet nëse kjo do të ndodhë në kushtet kur Partia Socialiste ka shkelur këtë afat për dy vendet vakante të krijuara pas dorëheqjes se Denar Bibes dhe Albana Shtylles dhe ende nuk ka dhënë konsenusin e saj për të bërë dy propozimet që i takojnë për të zgjedhur 2 anëtarë të tjerë të këtij komisioni.

Ndonëse kreu i grupit parlamentar socialist në seancën e fundit plenare ofroi konsensus për mazhorancën në 8 çështje ku e djathta kishte dështuar, deri më tani nuk ka asnjë shenjë bashkëpunimi mes dy forcave më të mëdha në politikën shqiptare.

SI LINDI NGERCI

Gjithë ngërçi në këtë institucion lindi pikërisht pas kërkesës së mazhorancës për shkarkimin e Ilirjan Muhos dhe zëvendësimit të tij me një anëtar të propozuar nga Partia Republikane. Këto lëvizje në KQZ ishin reflektuar edhe në raportin e fundit të DASH, ku sipas së cilit KQZ konsiderohet një institucion partiak. “Institucione shtetërore thellësisht partiake, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, minuan të drejtat e qytetarëve për të sfiduar drejtpërdrejt ligjet dhe për të marrë pjesë plotësisht në qeverisjen e tyre. Konsolidimi i vazhdueshem i pushtetit në duart e partisë në pushtet gërryejti më tej besimin publik në pavarësinë e institucioneve të vendit”, thuhet në raportin e DASH.

Në rast se ngërçi politik zgjidhet largimi i Jani Janit i hap rrugën përfaqësimit të LSI në KQZ pasi sipas kodit anëtari i 6 zgjidhet nga kandidatura të propozuara nga grupime deputetësh të partive të opozitës parlamentare, përjashtuar partinë më të madhe të opozitës.

BERISHA DJE: RAMA BLLOKUES

Gjatë mbledhjes së djeshme të Kryesisë së PD , kreu i mazhorancës lëshoi edhe një herë akuza mbi kreun e opozitës. Për kryeministrin Berisha reagimet e ashpra të opozitës, pas votimit në Kuvend për zëvendësimin e Muhos, ishin qesharake. Ndërsa theksoi se nuk ka asnjë mundësi që zgjedhjet e qershorit të shtyhen, kryeministri nënvizoi vendosmërinë e qeverisë së tij për të garantuar zgjedhje të lira, në përputhje me standardet ndërkombëtare. “A kishte gjë më qesharake të dalësh jashtë kontrollit se po të marrin anëtarin e KQZ-së. Ajo që patë në parlament, ajo që patë rreth shtëpisë së Islamit është antikultura e liderit të opozitës. Vazhdojmë me kërkesën të shtyhen zgjedhjet, asnjë dite të vetme, mori përgjigjen përfundimtare. Çfarë tha dje, nëse humbas zgjedhjet nuk do njoh rezultatin se nuk kam mandatin e komisionit aty. Ky prap po kërkon skuzën që zgjedhjet i fitova por mi vodhën. Ky njeri vuan nga sindromi obsesiv i kleptomanisë. Ky çdo gjë i duket vjedhje, s’është faji im, është problemi i tij. Eshtë i nervozuar shumë, por ato janë punë të tij. Ne garantojmë zgjedhje të lira e të ndershme.” u shpreh Berisha.

Redaksia online

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Barcelona do të rrisë taksën turistike

Barcelona do të rrisë taksën turistike