Bankat do të hapen pas 12 ditësh mbyllje për shkak të frikës që klientët të tërheqjes së depozitave në shuma të mëdha. Sot në mëngjes për herë të parë në historinë e vendit, janë parë roje të armatosura para disa bankave ku njerëzit kanë filluar qe në orët e para të formojnë radhë të gjatë.
Pas një dekreti nga Ministria e Financave do të ketë kufizime për tërheqjen e parave kesh. Analistët e ekonomisë thonë se vendi do të paguajë një çmim të lartë, me rritjen e papunësisë, falimentime dhe një krizë të kredive.
Kufizimet vijnë pak ditë pasi Qiproja ka shmangur një situatë të vështirë financiare, duke nënshkruar marrëveshje me huadhënësit ndërkombëtarë, për ndihmë prej 10 miliardë eurosh. Situata në Qipro është e tensionuar për shkak të taksës mbi depozitat.
Redaksia online
(lç/sg/shqiptarja.com)