Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev i ka kërkuar Presidentit të Maqedonisë që të tërheqë vendimin për mos dhënien e mandatit për formimin e qeverisë së re.
 
Ai u shpreh se koncepti të cilin e mbështetën shumica e qytetarëve është e ardhmja e Maqedonisë.
 
Presidenti duhet ta tërheqë këtë vendim dhe ta ndajë mandatin, sepse këtë e garanton Kushtetuta.
 
Koncepti të cilin e mbështetën shumica e qytetarëve është e ardhmja e Maqedonisë. Ju bëj thirrje qytetarëve të mos bien pre e provokimeve.
 
Ivanov, me vendimin për të mos e dhënë mandatin goditi shtetin. Ai thelloi edhe më shumë krizën, duke injoruar 67 nënshkrimet e deputetëve. Me këtë sjelle edhe një herë ai doli në mbrojtje të Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së
" deklaroi ai.
 
Presidenti Ivanov deklaroi se nuk do ti japë mandatin nëse nuk rrëzohet platforma për gjuhën shqipe në Maqedoni.


dy.b/shqiptarja.com