Rreth 300 trupa amerikanë zbarkuan në Ukrainën perëndimore për të trajnuar njësitë e Gardës Kombëtare. Por, zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov, paralajmëroi se ky veprim "do të destabilizonte seriozisht situatën" në Ukrainë.

Ai tha se prania ushtarake amerikane "është një rrugë e gjatë për të ndihmuar në zgjidhjen e konfliktit”. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të NATO-s, akuzojnë Rusinë se ka dërguar ushtarë dhe armë për separatistët në Ukrainë lindore.

Presidenti rus Vladimir Putin përsëri hodhi poshtë akuzat perëndimore, duke ju drejtuar miliona rusëve se "nuk ka trupa ruse në Ukrainë". Rebelët në lindje kanë nënshkruar një marrëveshje armëpushimi me qeverinë Ukrainase në shkurt, por kohët e fundit numri i shkeljeve ka qënë tepër I madh.

Ushtria amerikane thekson se trajnimi ushtarak do të mbahet në Javoriv, ​​pranë Lviv në Ukrainën perëndimore. Forcat amerikane do të fillojnë trajnimin me tre batalione të ndryshme të trupave ukrainase për gjashtë muajt e ardhshëm.


Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)