Kriza në Gjykatën Kushtetuese, duhen ende disa muaj për të funksionuar

TIRANË- Përzgjedhja e 4 gjyqtarëve kushtetues nga lista prej 6 kandidatëve të renditur nga Këshilli Emërimeve në Drejtësi nuk do të zgjidh ngërçin e krijuar në gjykatën kushtetuese ku ky institucion pritet të shqyrtojë mes të tjera dekretin e presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve dhe nxjerrjen e një dekreti të ri, dhe vendimin e komisionit hetimorë për të shkarkuar presidentin apo ligjin e teatrit.

Sipas kushtetutës në fuqi Gjykata Kushtetuese funksionon normalisht me 9 anëtarë por minimum për të bërë vendimmarrje në seancë publike gjyqësore është me 6 anëtarë.

Aktualisht kjo gjykatë ka vetëm një anëtare, Vitore Tusha të cilës i ka mbaruar mandati por qëndron në detyrë deri në ardhjen e zëvendësuesit. Për efekt të disa shkarkime nga vettingu, brenda tetorit ose fillimi i nëntorit pritet që Parlamenti dhe Presidenca mund të zgjedhin vetëm 4 anëtarë të rinjtë nga listat e kandidatëve të seleksionuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED). Këto 4 anëtarë do bashkohen me Vitore Tushën duke u bërë 5 gjyqtarë kushtetues.

Por me 5 anëtarë kjo gjykatë mund të funksionojë vetëm me dhomë këshillimi ku, me minimum tre gjyqtarë, vendoset nëse një çështje duhet apo jo të kalojë në seancë gjyqësore publike. Më shumë nuk behet.

Për një vendimmarrje në seancë gjyqësore duhen 6 anëtarë, që Kushtetuta mund të mbushet vetëm pas disa muajsh.

Edhe numri prej 6 anëtarë është një limit ligjor që jo gjithë ekspertët e konsiderojnë të mjaftueshme.

Report Tv ka kontaktuar me disa nga konstitucionalistët të cilët shprehen se për raste kur përfshihen ligje, vendime qeverie apo çështje me ndjeshmëri të lartë duhet të respektohet një standard ku vendimmarrja duhet të jetë me 9 anëtarë apo me së paku 7 anëtarë.

Këshilli Emërimeve në Drejtësi ka përzgjedhur deri më tani duke renditur si kandidat që plotësojnë kushtet 6 persona mes tyre Arta Vorpsi, Besnik Muçi, Elsa Toska, Fiona Papajorgji, Marsida Xhaferllari, Regleta Panajoti, por nga kjo listë do të zgjidhen vetëm 4 gjyqtarë, dy nga parlamenti dhe dy nga presidenca.

Dy institucionet Parlamenti dhe Presidenca kanë të drejtë të emërojnë një anëtarë tjetër secili, por gjithmonë mbi bazën e një liste të seleksionuar nga KED që kërkon edhe disa muaj të tjerë për të mbaruar punë.

Ndërkohë që 3 anëtarët mangët për të plotësuar 9 anëtarë të Gjykatës Kushtetutese duhet të propozohen nga Gjykata e Lartë, institucion që për efekt të dorëheqjeve apo shkarkimeve nga vettingu, ende mbetet jashtë loje.

Njoftimi për shtyp i KED

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë