Në një kohë kur Lëvizja Vetëvendosje vijon të refuzojë thirrjet për vazhdimin e seancës konstituive, PDK-ja vijon ta quajë këtë qasje një shkelje kushtetuese.

Për këtë arsye, kryetari Bedri Hamza ka paralajmëruar se do të mbajë sot në hollin e Kuvendit një konferencë për mediat.

Krizën në Kosovë e ka komentuar mbrëmë një një intervistë edhe ish-presidentja Vjosa Osmani, e cila i është bashkuar prej disa muajsh LDK-së.

Sipas saj, Kurti nuk do një president që të ketë mendimet dhe qëndrimet e veta, por ta kontrollojë vetë

“Vetëvendosja, më shumë e sheh si një figurë totalisht të parëndësishme, që nuk bën asgjë, një figurë simbolike që e shohim ndoshta një herë ose dy në vit”, tha Osmani.

Sipas saj LDK nuk e ka konsideruar Presidentin e Kosovës si një prej pushteteve, por si balancues të pushteteve.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka thirrur në një takim konsultues të gjithë krerët e partive politike të martën e 18 gushtit.