Qeveria e Maqedonisë ka emëruar sot kreun e ri të Sigurimit dhe Kundërzbulimit.

Pas dorëheqjes së Sasho Mijallkov vendin e tij e ka zënë Lupço Andonovski.

Emërimi i Andonovskit vjen pas dorëheqjes së Mijallkov menjëherë pasi përfunduan përleshjet në Kumanove. 

Lupço Andonovski është i njohur për maqedonasit si një kuadër i lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Po ashtu është emëruar edhe Drejtori i Sigurimit Publik apo Policisë së Shtetit, pas emërimit të drejtorit të deritanishëm Çavkov në postin e Ministrit të Brendshëm.

Ndërkohë drejtor i Sigurimit Publik u emërua Gorançe Savevski.  

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)