Kriza në radhët e PD: Secili për vete dhe 'Zoti' për të gjithë!

Kriza në radhët e PD: Secili për vete dhe 'Zoti' për të gjithë!

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Zoti qëndron mbi të gjithë dhe mbi gjithçka, por në thelb, besoj se ai do të ishte më shumë i djathtë se i majtë! Megjithatë, duket si absurde, por situata aktuale që po zhvillohet si pasojë e krizës të zhvilluar brenda PD dhe tashmë edhe jashtë saj, duket se kjo thënie është shpjegimi më real dhe simbolik i asaj që po ndodhë!

Kriza e PD i ndau demokratët në dy pjesë, le të themi, ata që besuan e mbështeten Berishën dhe ata që mbështetën dhe  i besuan Bashës! Pra, në thelb simpatizantët e të një partie të vetme u armiqësuar dhe u ndan për shkak të ndarjes thuajse pa kompromis të lidershipit të saj. Në thelb, kemi pasur të bëjmë e të bëjmë gjithmonë me demokrat, të njëjtën histori dhe të njëjtës familje!

Kriza e PD në fakt duhet të kishte prodhuar edhe një efekt krejt të natyrshëm, atë hapjes dhe pjesëmarrjes me prurje të reja përtej militantizmit dhe anëtarësisë klasike që kishte pasur ky subjekt politik nga fillimi e deri më sot. Kjo nuk ndodhi, sepse personat e përfshirë në konfliktit kishin objektiv primar për të ruajtur status quo si përballje në luftën e brendshme për të fituar brenda llojit sesa për të tejkaluar  veten dhe historinë e për të mundur kundërshtarin kryesor politik që në fakt ishte e është Rama!

Është krijuar një imazh sureal sikur Doktori dhe Basha kishin marr peng formacionet e burimet njerëzore të PD, por unë jam i idesë që këta të dy ishin të marr peng nga mbështetësit e tyre që me qëndrimet e tyre heroike  për mbështetje edhe kur nuk ju kërkohej heroizmi, shfrytëzuan luftën mes titanëve për të fituar e përfituar sa më shumë privilegje e kushte që në fakt në një llogari të thjeshtë të pragmatizmit politik ishin një hiçi, sepse nuk i shërbenit marrjes së pushtetit dhe rrëzimit të Qeverisë. Megjithatë mbështetësit e dy palëve, disa edhe nga hiçi në protagonistë luajtën konceptimin e formues: më mirë kryeplak në katund, sesa roje në qytet!

Megjithatë, thelbi i kësaj analize nuk është ajo që ka ndodhur në nivelin e mbështetës thuajse kamikaz ndaj liderëve, por qasja e liderëve ndaj mbështetësve të tyre! Doktori thuajse me fitore tashmë ka mbetur besnik tek ideja se ai është me demokratët dhe me PD! Të njëjtën gjë po bën edhe Basha, i cili në kushte më të vështira tashmë edhe falë vendimit të drejtësisë, vazhdon të identifikohet me demokratët dhe PD! Në fakt, kjo sjellje përtej  ndershmërisë së liderit ndaj mbështetësve është edhe një sjellje morale që ka një kuptim për çfarë kanë luftuar palët!

Pra, edhe ata që kanë mbështetur dhe vazhdojnë të mbështetin Bashën, në fakt janë demokratë, disa me kontribute të rëndësishme tek PD, ndjehen pjesë e këtij subjekti politik, por nuk pranojnë lidershipin e Doktorit! Kjo sjellje është edhe në radhët e atyre që kanë mbështetur që nga fillimi Doktorin, pra demokratë, pjesë të historisë së PD, thjeshtë nuk kanë pranuar lidershipin e Bashës! Pse palët kanë zgjedhur njërin e jo tjetrin, ky është një argument që mund të kërkojë disa analiza në vete e pse jo edhe libra!

Megjithatë, përtej Doktorit e Bashës ka në sfond edhe një palë të tretë që kërkon themelimin e krijimin e një subjekti të ri politik. Në fakt këta e kanë bërë betejën bashkë me Bashën, ndoshta duke e “marr peng” politikisht këtë të fundit në emër të mbështetjes, betejën e kanë bërë në emër të demokratëve, të PD! Atëherë pyetje themelore është: faktin që këta po duan të krijojnë një subjekt të ri politik përtej asaj që kanë përfaqësuar dhe luftuar a e kanë marrë mbështetjen e atyre që i përdorën në tre vjet rresht si një zgjidhje finale, por duke qëndruar brenda “PD”? A mund të jetë në një mënyrë edhe një konsideratë si tradhti politike ndaj atyre që qëndruan brenda selisë me 8 Janar, sepse po vëllezërit e tyre për “konflikt pronësie” po i sulmonin nga jashtë me qëllimin për të hyrë brenda?

Në këtë situatë sa sureale aq edhe absurde a ka ndonjë përgjegjësi për fatin e atyre demokratëve që luftuan për tre vjet rresht sepse u ishin premtuar gjëra të cilat nuk ndodhen? Mua kjo situata aktuale po më duket se politikanët po mendojnë për vete, por për demokratët shpresoj të mendoj “Zoti” nëse ky i fundit do të ishte i djathtë!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Timotaku: 10/07/2024 18:24

    Të zgjedhësh midis Berishës dhe Bashës është sikur të zgjedhësh midis një Gomari plak dhe Kriçit të tij. Pra s'ka zgjedhje

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 11/07/2024 09:09

      Timotaku :koment brillant

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës