Kriza në Siri, Turqia: Militantët e ISIS janë rrëmbyer nga burgu

Kriza në Siri, Turqia: Militantët e ISIS janë rrëmbyer nga burgu

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, deklaroi se luftëtarët kurdë në Siri, e kanë boshatisur burgun që mbante militantët e grupit ekstremist Shteti Islamik (IS).

Sipas ministrit turk, të burgosurit që gjendeshin në burg janë rrëmbyer dhe sipas tij kjo ka ndodhur në zonën ku ushtria turke është duke zhvilluar ofensivën ndaj forcave kurde.

“Kur shkuam atje, pamë se burgu ishte zbrazur nga forcat kurde dhe militantët e Shtetit Islamik ishin rrëmbyer”, tha Akar duke mos sqaruar detaje të tjera, si përshembull se sa të burgosur besohej se ishin marrë nga burgu, dhe as ku ishin dërguar.

Ndërkaq, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se mund të ndodhë që forcat e udhëhequra nga kurdët në veri të Sirisë, të lirojnë militantët e burgosur të Shtetit Islamik, për të detyruar trupat amerikane që të kthehen në zonë.

Kujtojmë se Turqia po zhvillon një ofensivë në veri të Sirisë, për të dëbuar luftëtarët kurd, të cilët i konsideron si terroristë.

Ofensiva nisi pas tërheqjes së forcave amerikane, të cilat i kanë mbështetur për vite me rradhë luftëtarët kurdë, në luftën e tyre kundër Shtetit Islamik.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë