RUSI-Një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes së armëpushimit midis Ukrainës dhe rebelëve pro-rusë, Kremlini është zotuar të përgjigjet në qoftë se Bashkimi Europian vendos sanksione të reja mbi krizën në Ukrainë.
Ministria e jashtme ruse ka thënë në një deklaratë për shtyp se nëse do të ketë sanksione nga BE, shteti rus do të reagojë ashpër. Sipas saj, BE po dërgon një sinjal të mbështetjes së drejtpërdrejtë të ‘partisë së luftës’ në Kiev. Në deklaratën e ministrisë ruse shtohet: “Në vend të kërkimit të mënyrave për të lënduar ekonomitë e vendeve të vetë dhe Rusisë, Bashkimi Europian do të bënte mirë të punonte në mbështetjen ekonomike të Ukrainës Lindore”.
Më herët, unioni europian ka thënë se sanksionet ruse, të cilat synojnë më shumë individë rusë, do të vijnë të hënën, por mund të pezullohen nëse Rusia tërheq trupat nga lindja e Ukrainës për të sjellë një armëpushim të ri. Ndërkaq, armëpushimi që u vendos pasditen e së premtes gjatë bisedimeve në Minsk të Bjellorusisë, me sa duket do të zgjatë pasi nata e kaluar është përcjellë pa incidente, rrjedhimisht nuk ka patur shkelje të marrëveshjes së armëpushimit.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com