Punësimi dhe kërkesa e vazhduar e bizneseve për punëtorë të rinj sa vjen e shtohet. Kjo problematikë e forcës punëtore, megjithëse nuk është problem vetëm në vendin tonë gjithsesi është një fenomen që duhet zbehur. Por nga buron kjo problematikë?
Për përgjegjësen e Shërbimit të Punësimit, Gertiola Çepani ka një mospërputhje mes punëmarrësit dhe punëkërkuesit. E ftuar në Sot Live në Shqipëri me gazetarin Nertil Agalliu, Çepani u shpreh se janë 75 mijë të papunë.
“Ne ndërmjetësojmë me bizneset. Zyrat e Punësimit kanë arritur rreth 7 mijë punësime. Të papunë ka thuajse si 75 mijë, nuk është vetëm që nuk ka punëtorë por janë edhe pretendimet e punëkërkuesit. Pra ka mospërputhje mes palëve. (...) Janë të pakënaqur nga paga. ”- tha Çepani.
Ndërsa sipas drejtuesit të shoqatës pro export, Florjan Zekja nuk është e vërtetë kjo shifër, problematika është më komplekse se kaq.
“Unë kam shumë kohë që kërkoj punëtorë dhe nuk gjejmë. Nuk e di kush ja dha këtë statistikë, sepse po të marrësh ccdo biznes kam përshtypjen se 99% të bizneseve më përgjigjen pozitivisht. Problematika është komplekse. Ka diçka që nuk shkon me këto shifra.”- tha ai.
Sa i takon ekspertit të punësimit, Erjon Muça ka një moskoordimin me kërkesën dhe ofertën. Sipas tij, duhet kthyer në një mjedis më atraktiv dhe për t’i bërë më joshës për të rinjtë.
“Ka një moskoordimin me kërkesën dhe ofertën. Duhet të modernizojnë dhe standardizojnë dhe ta kthejnë mjedisin në aktraktiv të biznesit vendas. Ashtu si vendet evropiane po i përgatisin për t’iu përgjigjur sektorëve të ekonomisë. S’duhet të promovohet te mungesa e punonjësve, por modelet e suksesit nga kompani të ndryshme.”- tha ai.
G.MO/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
47.4%
-
Trump
49.8%
-
S'kam mendim
2.8%
Vota total: 6691
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nxitje punësimi/ 6 muaj këshillim për punë, me pagesë për grupet vulnerabël
8 Korrik, 20:07
-
Zaloshnja: Panorama statistikore e punësimit të banorëve të rritur në Shqipëri
17 Prill, 09:07
-
Lehtësi fiskale të rinjve të punësuar, një pjesë e tatimit mbi pagën do u kthehet mbrapsht! Taksim 23% vetëm për pagat mbi 250 mijë lekë
16 Prill, 16:26
-
Në 4 vite, 10 mijë të huaj morën leje pune në Shqipëri! Eksperti: Nuk përmbushin nevojat e tregut tonë, duhet të frenohet emigrimi
21 Shkurt, 15:44
-
Fasoneria letër qeverisë: Po humbim 9 mln euro në muaj! Prençe: 50 punonjës po largohen çdo ditë nga sektori! Pro-eksport: Të kompensohemi për humbjet nga rënia e euros
24 Nëntor 2023, 12:45
-
Maturantët orientim drejt arsimit profesional, Stiveni punon pa mbaruar ende shkollën! ‘Hoteleri Turizmi’ dega me mundësi punësimi
28 Shtator 2023, 17:43
-
Si mund të tërhiqen punëtorët e huaj në fshatrat e Gjermanisë?
18 Shtator 2023, 08:16
-
Punësimi, eksperti Zekja: Jo të gjithë duhet të shkojnë në universitet, por edhe drejt shkollave profesionale
13 Shtator 2023, 15:18
-
Çfarë preferojnë të rinjtë dhe si është tregu i punës? Eksperti i punësimit: Maturantët zgjedhin mundësitë e pagat, jo kushtëzimet
27 Gusht 2023, 16:30
-
Fenomeni i aksidenteve në vende pune, eksperti në Report Tv: Shkak masat që duhet të ndërmerren por edhe neglizhenca e punëtorëve
21 Maj 2023, 12:45
-
43% të shpenzimeve të bashkive nga burimet e veta për paga; Shkodra, Tirana dhe Kamza rekord punësimesh
12 Maj 2023, 07:21
-
Mjekë të huaj punojnë në Kosovë pa licenca
1 Maj 2023, 14:31
Ne shqiperi jane pak pronare biznesesh qe zbatojne kodin e punes.mire qe punohet 48 ore ne jave po askush nuk te paguan festat zyrtare as pushimet vjetore te shfrytezojn ne maksimum me shume te respekton Greku.Italiani Gjermani se sa punedhenesi ne shqiperi
PërgjigjuKudo ne kapitalizem nuk pretendon dot se ke shkolle kur duhen leket. Jashte skane shans te shpalosin shkollen,por do thyejne kurrizin per qerane e taksat,ose duhet te jene shume te zote,gje qe dyshoj sepse ankohen edhe ata pa zanat
PërgjigjuPrandaj ata jashtë të huajt po mundohen të vijnë me skafet plot të punojnë këtu në Shqipëri, sa kam qesh