Kriza për punëtorë dhe fatura e krahut të punës të ‘importuar’, ekspertët: Duhet ndërhyrje nga shteti! Gjika: Fasonët në vështirësi ekstreme

Shteti duhet të ndërhyjë urgjentisht pasi situata e krijuar nga mungesa e punonjësve është kritike për bizneset. Kjo është kërkesa e sipërmarrësve por edhe e ekspertëve e theksuar fort edhe sot edhe në debatin në emisionin “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu.

Kumurie Zika, eksperte punësimi dhe Gjergji Gjika, Kryetari i dhomës së fasonëve, gjithashtu nga terreni u bashkua në një lidhje në skype Ferjolt Ozuni, specialist turizmi, diskutuan rreth mënyrave për të parandaluar këtë fenomen dhe problematikave që shfaqin profesionistët dhe sipërmarrësit.

Për Kryetarin e dhomës së fasonëve dhe biznesmenin Gjergj Gjika, situata për fasoneritë paraqitet mjaft e vështirë, pasi fuqia punëtore ka rënë dhe kriza për punëtorë theksohet gjithnjë e më shumë.

“Kriza u bë e dukshme menjëherë pas situatës kritike të covidi 19, ku kemi pasur rënie të numrit të punëtorëve. Rreth 75 mijë veta kisha të punësuar para pandemisë dhe tani kam 45 deri në 50 mijë. Një pjesë e madhe kanë emigruar dhe janë larguar drejt vendeve fqinje”, u shpreh Gjika.

E teksa foli për problematikat më të thella, të cilat kanë nxitur nevojën për punëtorë ai tha se ka ardhur momenti të kthejmë sytë dhe të kërkojmë llogari ndaj shtetit dhe të rindërtojmë ekonominë në mënyrë që biznesi të favorizohet.

“Mendoj se Shqipëria është e pabanueshme, këta që ikin nuk janë shkencëtarë, si ka mundësi që një shoferi nuk i del rroga ndërsa në Itali e vendet fqinje i del. Sistem mizerabël që kemi ngritur gjatë këtyre 30 viteve demokraci nuk duhet korrigjuar por duhet të rindërtohet. Unë jam për një revolucion gjeneral në ekonomi. Në mënyrë që edhe ata që bëjnë biznes dhe ata që punojnë te këto biznese të jenë të kënaqur si gjithë Evropa. Mos të harrojmë kërkesën e 30 viteve më përpara ‘E duam Shqipërinë si gjithë Evropa’ tha Gjika.

Ndërsa për eksperten e punësimit Kumurie Zika, shteti duhet të suportojë biznesin, në mënyrë që biznesi të plotësojë kërkesat e punëtorëve.

“Një mënyrë se si mund të ndihmojë shteti biznesin dhe biznesi më pas të rrisë rrogat me prioritet për punëtoret vendas dhe pastaj për të huajt është lehtësimi i biznesit  nga taksat. Kjo bëhet duke e larguar biznesin për ca kohë nga mospagimi i tatimeve. Kjo i lehtëson bizneset dhe i ndihmon në kërkesat për punëtorët vendas edhe për të marrë punonjës nga jashtë, gjë që i kushton aq shumë biznesit”, u shpreh Zika.

Ndërsa Gjika më tej vuri theksin të defekti në ligj, i cili nuk zbatohet parimisht në praktikë. Ai tha se mungesa e profesionalizmit dhe mjeteve të duhura teknologjike për të zhvilluar më tej biznesin ndikojnë në produktivitetin e bizneseve.

“Që në 2020 i kërkuam shtetit te rritet performanca e biznesit, pra të qëndrojmë akoma në treg dhe të vazhdohet të merren rroga.Në këtë pikë duhet ndërhyrë në 2 drejtime në rritjen e profesionalizmit dhe certifikimit të profesionalizmit dhe rritja  efektivitetit teknologjik.Nga njëra anë fut teknologjinë për rritje të rendimentit dhe produktivitetit dhe nga ana tjetër përgatit njerëz të aftë që i përgjigjen kësaj teknologjie”, u shpreh biznesmeni.

Ndërsa Zika e përqendroi edhe njëherë diskutimin te ndërtimi i urave lidhëse midis vendeve dhe institucioneve shtetërorë të vendeve bashkëpunuese në mënyrë që të zhvillohet më tej shkëmbimi i punëtorëve.

M.T/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!