Kriza po dëmton bizneset, Banka e Shqipërisë: Besimi në ekonomi ra 2.5%, kanë probleme me punësimin, kontratat e çmimet

Pasiguria e shtuar ekonomike, luhatjet e vazhdueshme të inflacionit që ka kapur shifra rekord si dhe mungesa e punonjësve apo e kontratave ka përkeqësuar besimin e bizneseve në ekonomi.

Banka e Shqipërisë thotë se besimi në ekonomi në muajin korrik ka rënë me 2.5%, krahasuar me muajin qershor, dhe përkeqësimi më i madh është regjistruar në industri, ndërtim, shërbime dhe tregti. Kurse konsumatorët vijojnë të kenë të njëjtin besim si në qershor.

Balanca e prodhimit dhe e kontratave kanë bërë që besimi i industrisë të zbresë me 3.2%, ndërkohë që ky sektor ka probleme me punësimin e pret rritje të mëtejshme të çmimeve. Të njëjtin tregues, por duke shtuar edhe rritjen e çmimit të materialeve të ndërtimit, kanë ndikuar në uljen me 1.9% të besimit të ndërtuesve në ekonomi.

Ecuria e dobët e biznesit dhe kërkesa e ulët për shërbime ka ulur besimin e shërbimeve në ekonomi me 6.1%, pavarësisht se jemi në kulmin e sezonit turistik. Bizneset në aktivitetin e shërbimeve vlerësojnë një reduktim të ndjeshëm të punësimit aktual.

Krahas aktivitetit në rënie, dhe punësimit në ulje besimi i sektorit të tregtisë ka rënë edhe për shkak të çmimeve më të larta që presin për muajit në vijim.

Ndërsa konsumatorët besimi i të cilëve është nën mesataren historike janë shprehur se pritshmëritë për situatën e tyre ekonomike janë në rënie, ndikuar edhe nga çmimet e larta.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Në Tiranë shfaqet filmi dokumentar për Tomas Venclova, Veliaj: Tirana, shembull i një transformimi rrënjësor! Venclova: Qytet me zhvilim të jashtëzakonshëm

Në Tiranë shfaqet filmi dokumentar për Tomas Venclova, Veliaj: Tirana, shembull i një transformimi rrënjësor! Venclova: Qytet me zhvilim të jashtëzakonshëm