Protesta e sotme e opozitës joparlamentare, ka shumë gjasa që të ketë episode të dhunshme edhe më të përshkallëzuara se në ato të mëparshmet. Shqiptarja.com mëson se një informacion i tillë ka mbërritur tek agjensitë shqiptare të sigurisë nga agjensitë e huaja partnere. Sipas informacioneve që kanë grumbulluar agjensitë e shërbimeve të vendeve partnere pritet që në protesëtn e sotme të PD-LSI të ketë njëpërshkallëzim të dhunës. Rikujtojmë se për shkak të këtyre informacioneve për një dhunë të përshkallëzuar në protestat e opozitës joparlamentare Policia e Shtetit ka njoftuar se efektivët e policisë që janë në detyrë për mbarëvajtjen e protestës janë të gjithë të paarmatosur.
Në fakt që një javë më parë në përfundimin e protestës së 2 qershorit kryetari i Partisë Demokratike,Lulzim Basha ka paralajmëruar në mënyrë indirekte se protesta e radhës do të jetë më e dhunshme se të tjerat, nëse kryeministri Edi Rama nuk largohet nga pushteti për t'i hapur rrugë zgjedhjeve të parakoshme. “Ne nuk do të hedhim asnjë hap pas, e sotmja është dita e fundit që unë i drejtohem me forcën e argumenteve pasi fjalët po mbarojnë. Në protestën e ardhshme nuk do të ketë më fjalë. Largohu, ose ndryshe ndjeja zërin popullit në protestën e ardhshme”, tha Basha nga selia e PD-së kur paralajmëroi se protesta e radhës do të bëhej më 8 qershor.
Tashmë duket se këto fjalë të Bashës nuk ka qenë thjesht një kërcënim i lëshuar nën efektet e adrenalinës në fund të protestës së 2 qershorit. Agjensitë e e huaja të shërbimeve të sigurisë kanë informacione se opozita joparlamentare po përgatitet për të prodhuar jo vetëm një protestë masive më 8 qershor, por edhe të dhunshme.
Por për çfarë mund t’i shërbejë dhuna PD-së e LSI-së, kur në çdo pragproteste të tyre, por edhe më pas, i gjithë faktori ndërkombëtar e ka dënuar njëzëri?
Opozita joparlamentare dhe sidomos lideri i demokratëve Lulzim Basha, nga përdorimi i dhunës në protesta,humbasin pikë në reputacionin e tyre, sidomos para faktorit ndërkombëtar. Por duket se në këtë pikë që ndodhet kriza politike, në frontin opozitar këtë ulje reputacioni në sy të ndërkombëtarëve e cilësojnë si një humbje të vogël dhe të domosdoshme për të arritur një fitore të madhe.
Në kampin opozitar është duke fituar terren ideja se nëpërmjet përdorimit të dhunës i hapet rruga një skenari të mundshëm që po qarkullon kohët e fundit, fillimisht nën zë nëpër qarqet politike e mediatike dhe kohët e fundit edhe publikisht nëpërmjet disa debateve mediatike. Bëhet fjalë për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve vendore nga ana e Presidentit të Republikës. Pra që Ilir Meta të anulojë dekretin e tij presidencial për caktimin e datës 30 qershor dhe caktimin e një date të re, mbase diku nga muaji shtator i këtij viti. Pavarësisht se kjo mund të jetë antikushtetuese, në mungesë të Gjykatës Kushtetuese maxhoranca nuk ka mundësi kundërshtimi ndaj këtij vendimi të Presidentit, nëse ai merret.
Kështu një skenar i mundshëm është qëopozita joparlamentare nëpëmjet përshkallëzimit të dhunës në protestën e sotme të synojë të arrijë të “detyrojë” Presidentin Meta që të vendosë për shtyrjen e datës së zgjedhje vendore. Përballë njësituate që ka kohë që është e tensionuar dhe që degjeneron në dhunë, atëhere Presidenti i Republikës mund të ndërhyjë duke përdorur argumentin e shmangies së një konflikti të mundshëm, duke anuluar dekretin e tij presidencial për zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor dhe shtyrjen e tyre.
Nëse ndodh diçka e tillë opozita, edhe pse me një kosto të madhe, fiton kohë për ta dalë nga rruga kuështë futur, fillimisht me djegien e mandateve parlamentare dhe më pas me vendimin për bojkotimin e zgjedhjeve vendore.
Por sërisht do të jetë thjesht fitim kohe, pasi edhe në rast se zgjedhjet vendore shtyhen, shtatori vjen shpejt dhe Rama me shumë gjasa do të vazhdojë të jetë kryeministër.
Në këtë rast çfarë vendimi do të marrin Basha e Kryemadhi?A do t’ia vlejë përdorimi i dhunës në protesta? A do t’ia vlejë dëmtimi i disa policëve apo edhe protestuesve, apo largqoftë ndonjë humbje jete?
Ka ardhur koha qe te mesoj cdo qytetar se shteti ka ligje, perpara lighit te gjithe jane te barabarte, edhe kush shkel ligjin denohet. Per ata qe nuk duan ta pranojen kercet kerrbaci.
PërgjigjuProtestat e qeta por masive kane me efekt se ata te dhuneshme .Policia duhet te rrisi gatdishmerine dhe ne rreshtin e pare te kete polic me veshje speciale per cdo rast dhune.Protestuesit e dhunshem duhet te durojne dhe dhunen e ligjit. Policet e demtuar me teper nga mos mbrojtja e tyre dhe lene ne meshire te dhunuesve.Shikoni si reagon policia ne BE dhe veproni
PërgjigjuJeni shum vite drite larg te berit opozite ore skorie parazitesh qe po mbeteni ne histori te perjetshme si dhunues te institucioneve te nje shteti....TURP dhe vetem TURP
PërgjigjuAltin !o i vjedhur,i poshteruar,i neperkembur o i trembur !edhe frike te besosh ke ?!turp te te vije se qenke perdorur
Une mendoj se dhe shteti duhet te jete i dhunshem brenda kompencave qe ka,keta kafshe nuk marrin vesh ndryshe
PërgjigjuKurre zgjedhjet e kane daten nuk leviz me harojeni
Përgjigju