Kryemadhi flet për herë të parë pas 'operacionit': Jemi përballë rrënojës që kërkon oksigjen, t'i heqim prizën

Kryemadhi flet për herë të parë pas 'operacionit': Jemi përballë rrënojës që kërkon oksigjen, t'i heqim prizën

Për herë të parë pas deklaratës se mungoi në protestën e shkuar se i ishte nënshtruar një operacioni, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi doli sot në një konferencë për mediat ku akuzoi kryeministrin Edi Rama se është i kapur nga krimi. Ajo tha se beteja e protestuesve nuk është me uniformat e policisë dhe godinat por me qeverinë.

Ndryshe nga lideri demokrat Lulzim Basha i cili e quajti protestën e nesërme bashkim kombëtar, Kryemadhi tha se protesta e nesërme duhet të jetë paqësore.

"Protesta e nesërme është e të gjithë qytetarëve të Shqipërisë. Sot qytetarët nuk kanë ndërmend të gjejnë armikun e klasës por të garantojmë mirëqenien e fëmijëve të tyre, të garantojnë një ekonomi të fortë. Protesta e nesërme është e rëndësishme sepse pjesëmarrja më e madhe do të shkundë nga themelet atë mentalitet të kalbur që ka ngelur në mendjen e kryeministrit të ikur. Beteja jonë nesër nuk është as me uniformat e policisë dhe as me godinat. Cdo dhunë ndaj godinave paguhet me taksat tona dhe e viktimizon Edi Ramën. Beteja jonë është me krimin e organizuar i cili ka fytyrën dhe krimin e Edi Ramës. Largimi i tij do sjellë edhe fundin e tranzicionit. Më 27 qershor të 2017, dy ditë pas zgjedhje Vasili mbajti një konferencë për shtyp ku denoncoi krimin e organizuar. Sot ja ku jemi me një kosto shumë të madhe përballë një rrënoje në grahmat e saj të fundit që kërkon oksigjen. Po ne kemi vendosur do t'ia heqim prizën. Ai sot punon për pesë veta. Ai rriti koston e jetesës por rrogat i la aty ku ishin. Duhet të jemi të gjitha në protestë. Kushdo nga ne që bën kompromis në kurriz të shqiptarëve nuk do jetë gjë tjetër veçse tradhti kombëtare. Vetëm një protestë me të rinj dhe të reja paqësore do jetë goditja më e madhe për krimin e organizuar", tha Kryemadhi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 08/06/2019 10:24

    Bajgë!

    Përgjigju
  • ELEKTRIKU: 08/06/2019 08:13

    Shiko PRIZEN tende , se s'ka SPINE ne bote , qe mund te te beje derman !

    Përgjigju
  • Injorant: 07/06/2019 23:21

    Nuk ka psikiater që të merr në dore! Japin dorëheqjen të gjithë, je rast unikal!

    Përgjigju
  • me bllok ne dore: 07/06/2019 20:50

    ik bej ndonje operacion nderro trurin ti plagjiature e kristalit!!!boll se na hape barkun bashke me tet shoq dhe doktorin

    Përgjigju
    • Op: 07/06/2019 21:07

      Ka ber operacion fytyre tani

  • Mire: 07/06/2019 20:09

    Prizen hiqja likes para pastaj vjen ti e harove dritan ptiftin we e nxori liken zbuluar duke bere pazar po apo jo per mendimin tim ti fuhedh ta mbyllesh gojen e para mos u ndiej fareeee

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?