Basha: Nuk mund të konkurronim me kriminelët! Të bashkohemi nesër në protestë

Lideri demokrat Lulzim Basha në një deklaratë për mediat pasditen e sotme foli lidhur me atë që ai e quan ardhje në pushtet të PS-së në bashkëpunim me krimin. Ai u ndal veçanërisht në qytetin e Durrësit. "Bandat janë shtabe elektorale të PS-së", tha Basha, "ku administrata publike njeh si shefa bandat kriminale". Çdo veprim politik dhe elektoral - theksoi kryedemokrati,- koordinohet nga bandat. "Shkrirje e shtetit dhe krimit në një", tha lideri i opozitës.

Kreu demokrat tha se një nga arsyet pse PD ka zgjedhur të mos marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019, është se nuk mund të konkurrojnë politikisht - sipas tij me kriminelët. "Ata që mendojnë ndryshe janë të verbër ose naivë. Edi Rama është i zhytur në krim. Edi Rama duhet të ikë", theksoi ai.

Edhe pas ikjes së tij - theksoi shefi i opozitë jo parlamentare - "do të duhen shumë kohë për të çrrënjosur themelet e korrupsionit".

"Shumë njerëz na kanë marrë për Don Kishot, por sot Don Kishotët janë ata", u shpreh Basha në deklaratën për mediat nga selia blu.

Kreu demokrat i bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë nesër në protestën e opozitës joparlamentare në orën 19:00, i teti tubim kombëtar kundër qeverisë.

Fjala e plotë e Bashës

Sikurse e pa gjithë bota, në Durrës, sot nuk ka më asnjë dallim dhe asnjë vijë ndarëse mes krimit dhe Partisë Socialiste dhe institucioneve të pushtetit që kontrollon Partia Socialiste. 

Bandat janë shtabe elektorale të Partisë Socialiste, kokat e krimit konsiderohen si shefa të tyre nga administrata publike, bandat caktojnë dhe marrin përfaqësuesit e tyre në Kuvend me siglën e PS-së, ndërsa drejtues socialistë koordinojnë cdo veprim politik me kriminelët.

Kjo gjendje nuk është kapje e shtetit nga krimi, është shkrirje e shtetit dhe krimit në një.

Për të arritur në këtë pikë, që ditët e para Edi Rama lejoi dhe mbrojti kultivimin dhe trafikun ndërkombëtar të kanabisit në të gjithë Shqipërinë: 

Nuk duhet patur ansjë dyshim, ishte një projekt i qëllimshëm dhe i vetëdijshëm i Edi Ramës, i cili e sheh krimin dhe drogën si faktor ekonomik.

Nga Bashkia e Tiranës Edi Rama u mësua se droga prodhon para lumë, me të cilat ndërtohën pallate, që është i vetmi aktivitet ekonomik që Edi Rama njeh dhe nxit. 

Këtë model zbatoi ai në të gjithë Shqipërinë duke lejuar kanabisin: ekonominë e drogës për të ngritur kulla.

Vazhdimi dihet nga të gjithë. Aktiviteti kriminal i drogës evolon nga ai drogave të lehta në ato të rënda, kokainë dhe heroinë. Evolon nga niveli lokal në atë rajonal dhe pastaj ndërkombëtar. 

Pastaj kriminelët me paratë e drogës kapin policinë, drejtësinë dhe politikën. Pikërisht kjo që ka ndodhur në Shqipëri me shpejtësi brenda pak vitesh. 

Të gjitha këto, unë dhe PD i kemi denoncuar dhe luftuar përditë. Shumë njerëz na kanë marrë për Don Kishotë, por sot don kishotët janë ata që Edi Rama ju dukej artist dhe perëndimor dhe jo ai që është: një kriminel llogaritës dhe manipulator gjakftohtë që ka instaluar në Shqipëri një regjim kriminal.

Unë do të kisha dashur shumë që në opozitë të isha marrë me politikat publike, të isha marrë me programe dhe ligje, por kjo ka qenë e pamundur përballë krimit dhe drogës. Sa herë që ne jemi përpjekur për të dhënë alternativë qeverisëse, skandalet e drogës dhe të krimit na kanë detyruar të çojmë vëmendjen tek krimi dhe droga.

Unë do të kisha dashur shumë që jeta parlamentare e jona të ishte perëndimore, që ne të diskutojmë në Kuvend ide, ligje, vendime që ndihmojnë ekonominë dhe njerëzit. 

Por është tallje dhe verbëri kriminale t’i kërkosh opozitës që të ulet dhe të bëjë ligje dhe diskutime parlamentare me Armando Prengën, Arben Ndokën, Mark Frrokun, Pjerin Ndreun, Ergys Çyrben, Rrahman Rrajen, Ilir Ndraxhin e shumë banditë apo eksponentë të krimit në Kuvend dhe majat e politikës socialiste.

Me Rrahman Rrajen nuk flitet për ligje. Me Saimir Tahirin nuk flitet për rendin publik. Me Elvis Roshin e Vangjush Dakon nuk flitet për planet e zhvillimit urban. Me Fatmir Xhafajan nuk flitet për drejtësi dhe të drejta të njeriut.

Ka një të vërtetë të madhe: me kriminelët dhe të fortët nuk mund të përdorësh standarde perëndimore.

Me të fortët dhe kriminelët nuk konkurohet në zgjedhje. Ne nuk nuk mund të konkurojmë politikisht me Avdylajt në Durrës, me Habilajt dhe Xhafajt në Vlorë, me Shullazët në Tiranë, me Rrajat dhe Bushët në Krujë, me Bajrat në Shkodër, me Lalat në Peshkopi, me Sanxhaktarët dhe Sejdinët në Elbasan, me Ndokët dhe Prengat në Lezhë, me Rroshët në Kavajë.

Ata që mendojnë ndryshe janë të verbër ose naivë. Ata që nuk kanë problem që Edi Rama të qeverisë me standarde mafioze dhe diktatoriale, ata që mbyllin sytë përditë përballë krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit, nuk mund t’i kërkojnë opozitës që të kthehet në Kuvend apo të marrë pjesë në zgjedhje.

Askush nuk duhet të ketë asnjë iluzion. Askush nuk duhet të gënjejë veten asnjë cast. Edi Rama do përdorë çdo pushtet, cdo qindarkë, çdo mundësi për të manipuluar zgjedhjet në bashkëpunim me krimin dhe këdo.

Ata që mendojnë se Edi Rama mund te kufizohet, mund të refermohet apo mund të emancipohet janë naivë. Edi Rama është i zhytyr në krim dhe nuk ka më as fuqinë morale dhe as mendore për të respektuar as standardet më minimale demokratike politike.

Edi Rama duhet të ikë. 

Edhe pas ikjes së tij Shqipërisë do t’i duhen shumë përpjekje për të çrrënjosur modelin kriminal që ka instaluar ai në Shqipëri dhe për të kuruar plagët e korrupsionit.

Sytë e botës janë drejtuar nga ne, për të parë sesi ne si vend, si popull i bashkuar rreth vlerave do ta zgjidhim këtë krizë.
 
Pastrimi i sistemit tonë politik dhe largimi njëherë e mirë i drejtimit kriminal të qeverisjes është shpresa dhe rruga e sigurtë për një Shqipëri që i takon të gjithë qytetarëve të saj, per Shqiperine e gjithë shqiptareve, 

Jo per Shqiperine qe duan nje grusht hajdutesh dhe kriminelesh qe kane kapur pushtetin me krimin.
 
Ne e bejme kete beteje per standartet europiane, një vend të vlerave dhe mirëqenies për të gjithë.

Boll më me Shqiperinë që duan vetem ata që jane në pushtet 
Koha është tani per Shqiperine e gjithe shqiptareve!
Te perfitojne te gjithe nga pasurite tona publike
Te ndihen te gjithe zot ne shtepine e tyre
Te kene te gjithe shqiptaret mundesi per mireqenie.
Ta gezojne te gjithe shqiptaret vendin tone te mrekullueshem

Sa më parë të fillojmë t’i bëjmë këto përpjekje realitet, aq më mirë është për njerëzit. Sa më parë të largohet Edi Rama aq më më pak kosto e aq më mirë do jetë për të ardhmen e vendit.

Ndaj ju ftoj sonte të dashur bashkëqytetarë, të bashkohemi si asnjëherë me njëri-tjetrin nesër në ora 19 në protestën kombëtare. 

Bashkimi, pjesëmarrja dhe vendosmëria juaj është forca e pandalshme për clirimin e Shqipërisë nga regjimi kriminalo-autokatik që ka marrë peng vendin dhe fatet tuaja.

Bashkimi, pjesëmarrja dhe vendosmëria juaj për ta cuar këtë betejë drejt fitores së sigurtë, është investimi më krenar për fëmijët tuaj, për të ardhmen e tyre dhe të cdo shqiptari.

Të rinj e të reja, studentë dhe profesionistë, pedagogë, artistë, intelektualë, mjekë infermierë dhe mësues, sipërmarrës të ndershëm dhe fermerë, pensionistë dhe të papunë, familjarë, prindër dhe bij e bija të shqiptarëve, mirësevini nesër në bashkimin popullor dhe qytetar në orën 19 në Tiranë.

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 07/06/2019 23:21

    Banda me e rrezikshme politike ne shqiperi PD,nuk dihet sa bije nenash kane vrare ne menyre mafioze hapur fare dhe fshehurazi

    Përgjigju
  • asolingo: 07/06/2019 20:25

    Hajde dru me pre! Vitrina e Hollandes do bej "clirimin e Shqiperise"Bravo Luli trushkuluri.

    Përgjigju
  • roni: 07/06/2019 19:38

    Ti je nje i semur psikik o Basha,ti dhe PD po e shkaterroni Shqiperine dhe do te mbeteni ne histori si tradhetare te ketij vendi.Thirri mendjes dhe leri menjane kokforcine,behu burre i zgjuar i ketij kombi dhe mos harro se nje dite do japesh llogari per cka po ben.Nuk me duhet Rama por me shume me duhen sjellje prej opozitari tuajat,behu i pergjegjshem se pushteti nuk merret me dhune por me alternativa dhe dhuna e demokracise eshte vota e lire per te cilen lufto por mos shkaterro.

    Përgjigju
    • Pergjigja: 07/06/2019 23:07

      Çfare je duke shkruar e folur o njeri !!! O zoteri edhe basha qe flet sot mbase ka bere te njejtat gjera kur ishte ne pushtet por persakohe nuk i eshte dokumentuar asgje atehere duhet heshtim. Ky tjetri qe e ka kthyher shqiperine time e tende ne llumhane duhet te fluturoje nje sekonde e me pare jo ne shpi as ne europe por me burg. Duhet bere nje shembull kujtdo qe vjen neser ne krye. Kjo eshte analiza ftote jo militantizmat e rendomta qe te bejne qeshesh me te madhe. Narkoshtet zoteri po te thote kanadala gjermania etj etj edhe kjo ska ndodhur as ne ditet me te zeza te berishes. Vazhdoni tani shfrenimin pa cak sic e keni zakon me komentet tuaja.

  • ERP: 07/06/2019 19:00

    Te ike Rame qe te vish ti more qelbesire, hajdut, genjeshtar dhe i pa dinjitet. Apo te vije Mona=familje hajdutesh dhe katindaresh ne ADN. Per mua mbajme kete qe eshte, ne rastin me te keq eshte e keqja me e vogel

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë