Deputeti francez: Shqiptarët do e gjejnë zgjdhjen mes tyre, nuk ndërhyjmë në çështjet e brendshme

Deputetët  francezë Jacques Maire dhe Liliana Tanguy, u takuan ditën e sotme me kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe deputeten socialiste Blerina Gjylameti në kuadër të forcimit të marëdhënieve mes dy vendeve. Maire foli lidhur me situatën politike në vend teksa theskoi faktin se gjatë vizitës së tij në Shqipëri ishte takuar edhe me përfaqësues të opozitës. Maire tha se për të patur më shumë sukses në vendimarrje duhet një konsesus ana e publikut. Ai deklaroi se nuk mund të ndërhyjnë në debatet e brendshme politike duke shtuar se pas zgjedhjeve që do të mbahen në BE do të ketë diksutime më të thella lidhur më krizën politike në Shqipëri.

"Gjatë këtij qëndrimi në Shqipëri patëm takime me shumicën dhe opozitën, gjë që është më se e kuptueshme. Kemi rastin të kuptojmë pozicionin e secilës prej palëve.

Sot, ne nuk dëshirojmë të ndërhyjmë në debatin e brendshëm shqiptar, por mesazhi politik që ne duam të përcjellim është se për të qenë sa më të kthjellët në vendimmarrjen tonë lidhur me çështjen e zgjerimit, kemi nevojë për një konsensus të opinionit publik lidhur me Shqipërinë. 

Por edhe për një qartësim rreth mënyrës se si Shqipëria i administron marrëdhëniet e saj me fqinjët, kemi nevojë të kuptojmë mirë përpjekjen e Shqipërisë në fushën e reformave dhe nga ky këndvështrim, reforma në drejtësi na duket ekzemplare. Së fundi, kemi nevojë për institucione që funksionojnë. Personalisht i besoj frymës kombëtare të shqiptareve dhe shpreh bindjen se ata do të dinë të gjejnë një zgjidhje mes tyre.", u shpreh Maire.

Deputetët francezë thanë se nuk dihet se kur qeveria e tyre do të shprehet lidhur me çeljen e negociatave të Shqipërisë, pasi kjo lidhet dhe me rrymat e esktremistëve brenda vetë BE-së.

Nga ana tjetër Taulant Balla u shpreh se Franca mbështet e hapjen e negociatave për Shqipërinë.

"Franca është një prej vendeve më të rëndësishme të BE-së dhe që mbështet fuqishëm procesin e zgjerimit dhe anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Jam shumë i sigurtë që në qershor Shqipëria do ti hapi negociatat me BE, sukurse jam shumë i sigurtë në vijimin e një bashkëpunimi me parlamentin francez dhe se Shqipëria është një desticancion i rëndësishëm për kompanitë francezë, jo vetëm në sektorin e industrisë.

Ne kemi shumë ëpr të mësuar nga sipërmarrjet franceze përsa i përket turizmit", deklaroi Balla.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës