Kriza politike dhe drejtësia e re/ Zyrtarja e lartë e Brukselit sot dhe nesër në Tiranë

Kriza politike dhe drejtësia e re/ Zyrtarja e lartë e Brukselit sot dhe nesër në Tiranë

Sot ka mbërritur në Tiranë, Genoveva Ruiz Calavera, Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian dhe Shefe e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM). Ajo do të marrë pjesë nesër në aktivitetin e prezantimit të Qendrës Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri.

Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile, e financuar nga BE-ja, do të shërbejë si një platformë për shoqërinë civile në nivel kombëtar për të mbështetur ndërtimin e kapaciteteve të saj, dialogun e politikave dhe përpjekjet për advokim për një mjedis që krijon mundësi.

Gjatë vizitës së saj dyditore në Shqipëri, sot dhe nesër zonja Ruiz Calavera do të zhvillojë takime me Kryeministrin Edi Rama, Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, Ministren e Financave Anila Denaj, me përfaqësues të opozitës dhe anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të folur për zhvillimet politike dhe drejtësinë e re.

Zonja Ruiz Calavera do të kryesojë gjithashtu takimin e bordit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, si dhe do të marrë pjesë në një tryezë diskutimi me shoqërinë civile mbi çështjet e të rinjve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja