Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi deklaroi sot në Këshillin Kombëtar se oferta e opozitës për kryeministrin Rama për kapërcimin e krizës, janë zgjedhjet e parakohshme. "Opozita shqiptare e ka dhënë zgjidhjen. Zgjidhje e krizës në momente të tilla janë zgjedhjet e parakohshme. Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme me qeveri tranzitore, sigurisht duke mos kërkuar pushtetin në tavolinë.
Por edhe përballë kësaj oferte Rilindja vazhdon të jetë arrogante. Ajo jo vetëm që nuk i përgjigjet ofertës politike të opozitës, por po shohim që po mbushet 'Teatri i Kukullave', e kam fjalën për Parlamentin e Shqipërisë" deklaroi ai.
PD-ja, LSI-ja dhe partitë e tjera aleate të opozitës nuk janë regjistruar për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, madje kanë deklaruar se do i bllokojnë, pasi zgjedhje pa opozitën sipas tyre nuk mund të ketë. Ata kërkojnë një qeveri tranzitore që të përgatisë zgjedhjet e parakohshme dhe lokale pa Ramën kryeministër.
Por Rama është shprehur i vendosur për zhvillimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, ndërsa ka paralajmëruar se ata që do të tentojnë bllokimin e procesit zgjedhor i pret burgu.
Po sa shume u genjen mendja o te shkrete se po te behen zgjedhjet e parakoheshme e do fitoni????!!!!!! E prap do vazhdoni avazin e mukes se ua Kane vjedhur votat Si nuk e njihni veten se jeni te mbaruar!!!!!
Përgjigju