Kriza politike/ Meta mesazh politikës shqiptare në takimin e lamtumirës me ambasadoren sllovene

Kriza politike/ Meta mesazh politikës shqiptare në takimin e lamtumirës me ambasadoren sllovene

TIRANE - Mbështetja që Sllovenia i ka dhënë Shqipërisë, është një inkurajim në përpjekjet e Shqipërisë për të kapërcyer krizën e rëndë politike ku ndodhet vendi. Kështu u shpreh Presidenti Ilir Meta në një takim lamtumire me Ambasadoren e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Republikës së Sllovenisë në Shqipëri, Lea Stançiç.

Duke e falenderur për përkrahjen e dhënë nga Sllovenia në rrugëtimin e Shqipërisë drejt familjes europiane, Presidenti Meta theksoi gjithashtu se: “Kjo mbështetje na inkurajon për të shtuar përpjekjet tona për kapërcimin e krizës së rëndë ku ndodhet vendi dhe rikthimin urgjent në shinat e demokracisë dhe shtetit ligjor, për t’i shërbyer objektivit strategjik të çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian gjatë mbledhjes së Këshillit të 17-18 tetorit”.

Presidenti Meta pasi vlerësoi kontributin e Ambasadores Stançiç për për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, de siç zyra e shtypit të Presidencës bën të ditur,  ai vlerësoi se marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë e Sllovenisë janë shumë të mira dhe se ekzistojnë hapësirat për të forcuar më tej ato ekonomiko-tregtare.

“Dëshmi e ecurisë mjaft të mirë të marrëdhënieve janë vizitat e shpeshta të autoriteteve më të larta sllovene, të cilat kulmuan me vizitën e Presidentit Pahor në Shqipëri”, - tha Presidenti Meta.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale