Opozita vijoi sërish atë që ditët e fundit e ka cilësuar aksion në parlament dhe godinën e qeverisë në Prishtinë.

Deputetë të PDK krijuan një bllokadë në hyrjen e kuvendit dhe kërkuan në hyrje të godiës së qeverisë nëse Kurti ishte I pranishëm. Mesazhi dhe kërkesa ishin të qarta.

Aty hynë në sallën e seancave nga ku kreu i PDK Bedri Hamza akuzoi Kurtin për uzurpim të institucioneve dhe shkelje të qëllimtë të afatave kushtetuese me ngrirjen e konstituimit të kuvendit.

“Ata qëllimisht e kanë shkelur afatin kushtetues për konstituimin e Kuvendit dhe vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, jo një afat të vendosur nga PDK, jo nga opozita por nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Sot nuk kemi më vetëm kriza politike, por edhe kriza kushtetuese dhe institucionale”, tha Hamza.

Albin Kurti reagoi sot në nisje të një aktiviteti ku ishte i pranishëm për pozicionin e ri tashmë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ripërsëriti përkrahjen e një presidenti jo partiak nga Lumir Abdoxhiku njësoj si Lëvizja Vetëvendosje, por shprehu dëshirën që këtë parti ta ketë në bashkëqeverisje.

“Vetëvendosja po heq dorë prej presidentit dhe ta ketë zëvendëskryeministrin e tri ministri. E nëse është Glauku, zëvendëskryeministrin e katër ministri”, tha Kurti.

Kurti pret siç thotë që bisedimeve për Presidentin ti bashkohen edhe partitë e tjera të opozitës, me qëllim që tashmë të shkohet drejt një apo emrave konkret. Një të tillë Kurti ua ka drejtuar sërish të mërkurën edhe liderëve të AAK dhe PDK.

Bisedimet në klimën aktuale dhe me qëndrimet e deritanishme kanë pak gjasë ti përfshijëntë gjitha partitë shqiptare.

Sa i takon përfundimit të konstituimit të parlamentit, Vetëvendosje me deputetin e saj që kryeson seancën themeluese të legjislaturës ka thënë se pa u parë sinjale të qarta se po shkohet drejt një marrëveshjeje për presidentin deputetët nuk do të thirren në seancë.

Kurti nuk propozoi një deputet në seancën e parë duke thënë se I duhej kohë për një marrëveshje që jo vetëm sjell presidentin e ri por eviton edhe zgjedhjet e parakohshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:27
LDK hoqi dorë nga posti i Presidentit dhe pjesëmarrja në Qeveri, Haxhiu fton në takim krerët e partive politike në Kosovë! Pritet të diskutohet krijimi i institucioneve të reja

1786721774_zdryioo.JPG

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ftuar në takim liderët e partive politike, me qëllim zgjidhjen e ngërçit politik dhe krijimin e institucioneve të reja.

Sipas mediave të Kosovës, takimi do të zhvillohet ditën e martë dhe do të nisë nga ora 09:00 i mëngjesit.

Në takimin mes krerëve të partive politike dhe Haxhiut pritet të adresohet çështja e ngërçit institucional të krijuar nga mos-konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Kujtojmë se në seancën e parë konstituive, pas betimit të deputetëve të Legjislaturës së XI-të, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë për emrin e kryetarit të Kuvendit.

Edhe në seancën e dytë konstituive u përsërit e njëjta gjë. Ndërkohë ditën e djeshme, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se partia që ai drejton do të hiqte dorë nga posti i Presidentit dhe pjesëmarrja në qeveri dhe do të kontribuonte në zgjidhjen e krizës poltike në Kosovë, duke dhënë mbështetjen për një president a-partiak.

Ora 12:21
Albin Kurti: Duhet të merremi vesh për presidentin që të evitojmë zgjedhjet e reja

1786030881_albinkurti.jpg

Foto: Albin Kurti

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti përsëriti qëndrimin e tij se partitë parlamentare duhet të kenë marrëveshje për emrin kandidat për president të ardhshëm të Kosovës i cili tha se duhet të jetë konsensual.

Kurti në prononcim për media tha se presidenti apo presidentja e re duhet të jetë personalitet me kontribut në shoqëri dhe vlera kombëtare dhe qytetare.

“Ju e keni parasysh që qëndrimi i LVV-së si fituese e zgjedhjeve është që presidenti i ardhshëm të jetë konsensual me mbështetje sa më të gjerë në Kuvend dhe në popull, të jetë personalitet që ka merita dhe kontribut, vlera kombëtare qytetare, por gjithashtu edhe i dëshmuar në profesion e shoqëri dhe për këtë dëshirojmë të merremi vesh në mënyrë që të evitojmë zgjedhjet e reja”, tha ai.