Kriza politike në Venezuelë, përplasen SHBA-Rusi

VENEZUELË- Përplasen superfuqitë ndërsa tensionet vazhdojnë të rriten në rrugët e Venezuelës.

Kriza në vendin e Amerikës Latine ka shkaktuar një luftë të vërtetë midis Uashingtonit dhe Moskës, me akuza të ndërsjella, kërcënime dhe tone të Luftës së Ftohtë. Në një telefonatë, pas "grushtit të dështuar të shtetit", Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov kritikoi kolegun amerikan Mike Pompeo për deklaratën e tij për mos përjashtimin e veprimeve ushtarake amerikane në Venezuelë. "Ne po shohim mundësinë e një ndërhyrje ushtarake për të rivendosur demokracinë, edhe pse do të preferonim një tranzicion paqësor të pushtetit" - deklaroi shefi i diplomacisë amerikane në një intervistë televizive. Por duket se deklarata e tij nuk është “përtypur” lehtë në Moskë, e cila ka paralajmëruar Uashingtonin të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Venezuelës, duke kërcënuar se pasojat do të ishin të rënda. E ashpër ka qenë dhe përgjigjja amerikane.

Mike Pompeo ka akuzuar Rusinë dhe Kubën se dëshirojnë të destabilizojnë Venezuelën, duke vënë në rrezik marrëdhëniet dypalëshe midis Uashingtonit dhe Moskës. Kreu i Departamentit të Shtetit këmbënguli që Rusia të ndalojë menjëherë aktivitetet mbështetëse për Maduro-n. Ndërsa për të paralajmëruar Kubën, Donald Trump deklaroi: "Nëse trupat dhe milicët kubanë nuk do të ndërpresin menjëherë operacionet ushtarake, ne do të vendosim embargo ndaj shtetit ishullor”.

Ndërkohë në rrugët e Venezuelës vazhdon përplasja mes protestuesve dhe forcave ushtarake të regjimit të Maduro-s. Presidenti i përkohshëm Juan Guaidò ka deklaruar se: "Do të qëndrojmë në rrugë derisa të marrë fund uzurpim i Maduros, krijimi i një qeveri kalimtare dhe zgjedhje të lira"./Përgatiti Ilir Çuçi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:44
Guaidó: Ushtria na mbështet ne

Deutsche Welle:  Kur bëhet fjalë për pushtetmbajtësin e Venezuelës, Nicolás Maduro ju flisni për fillimin e fundit të uzurpimit. Cilat njësi ushtarake ju mbështesin sot?
Juan Guaidó: Ka disa elementë kyçe në këtë proces, dhe kjo do të thotë se forcat e armatosura nuk mbështesin më Nicolás Maduro-n. Ato ndodhen në anën tonë, pas kushtetutës dhe janë për një ndryshim të pushtetit. Përsa i përket gjendjes në Venezuelë bëhet fjalë për një uzurpim. Brenda ushtrisë ka pasur shumë përndjekje, jo vetëm nga shërbimi i fshehtë venezuelian, por edhe nga ai kuban. Është e dukshme që shumica e popullit, bashkësia ndërkombëtare dhe forcat e armatosura nuk e mbështesin më Maduron.

Është e dukshme, që qeveria e Maduros ka gllabëruar në mënyrë të kundraligjshme poste, që që prej vitit 2018 (vërejtje red.: rizgjedhja e Maduros në 20.5.2018 u kritikua si jodemokratike nga opozita) përçmon shtetin ligjor dhe kushtetutën, nuk mban zgjedhje të lira dhe korrekte dhe shpërdoron pushtetin. Sot, forcat e armatosura bën një hap të rëndësishëm, duke u pozicionuar pas nesh.

Ekziston frika se qeveria Maduro do ta ashpërsojë ofensivën ushtarake. A ekziston rreziku, që të ketë gjakderdhje?
Procesi ynë ecën paqësisht dhe në kuadër të kushtetutës, këtë e kemi thënë gjithmonë. Kësaj do t'i përmbahemi edhe më tej. Ata që kanë ushtruar dhunë janë paraushtarakë të armatosur, të ashtuquajturit "coletivos". Pas tyre qëndron qeveria. Ne dhe populli venezuelian, që del në rrugë dhe proteston e kemi ruajtur qëndrimin tonë të padhunshëm.

Cila është mbështetja që kërkoni nga bashkësia ndërkombëtare? Grupi Lima, i themeluar në vitin 2017 nga 14 shtete amerikane për shkak të krizës në Venezuelë, sapo thirri një mbledhje urgjente, për të diskutuar për situatën në vend...
Në kërkojmë njohje zyrtare, siç ka ndodhur shumëfish. Dhe kërkojmë që të vendoset një qeveri kalimtare për të mbajtur zgjedhje të lira. Bota duhet ta dijë, se Maduro sot nuk e ka më mbështetjen e ushtrisë, megjithëse përhap frikë, trazira dhe pasiguri. Çfarëdo që të ndodhë, në do të vazhdojmë.

Në fotografitë që mbërrijnë tek ne nga Caracasi, ju kemi parë së bashku me drejtuesin opozitar Leopoldo López. Si u arrit të bëhet lirimi i Lópezit?
Miratuam një ligj amnestie. Veç kësaj, forcat e armatosura, që e mbanin të arrestuar atë në burg, u tërhoqën.

A keni besim që në Venezuelë do të kthehet demokracia?
Për aq kohë sa populli del në rrugë dhe ne të kemi mbështetjen e ushtrisë dhe të bashkësisë ndërkombëtare, unë nuk kam dyshim për këtë./DW

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë