Kreu i diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell ka paralajmëruar Moskën se do të ketë pasoja të rënda për çdo provokim apo sulm kundër Ukrainës.

"Bashkimi Europian është partneri më i afërt i Ukrainës dhe ne mbështesim plotësisht integritetin e saj territorial dhe sovranitetin kombëtar", tha ai.

Borrell do të zhvillojë një vizitë në Ukrainë ku do të ketë takime me Ministrin e Jashtëm Dimitry Kuleba në Kiev dhe zyrtarë në Ukrainën lindore.

Vizita e kreut të diplomacisë europiane është pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për depërshkallëzimin e krizës në kufirin ukrainas.